Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, me në fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetja e vazhdueshme në fushën e mbikëqyrjes policore.
Klevis Qose përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë momente nga takimi dhe ka vlerësuar rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve shqiptare ndër vite.
“Kënaqësi të ritakohem, në këtë detyrë të re, me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran. E falënderova për mbështetjen e dhënë gjatë kohës kur drejtoja Sistemin Penitenciar, si dhe për gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin tonë në fushën e mbikëqyrjes policore”, shprehet Qose.
Sipas tij, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet një element kyç për rritjen e standardeve profesionale dhe përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe integritetit në strukturat ligjzbatuese.
“Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shkëmbimi i praktikave më të mira mbeten thelbësore për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e agjendës sonë të përbashkët”, theksoi ai.









Komente
Komento