Një avion i vogël privat ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën detare pranë SamosGreqi. Sipas mediave greke, avioni vinte nga Izraeli, ndërsa mendohet se në bord kanë qenë 2 persona.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar momentalisht, ndërsa ende nuk është gjetur asnjë nga personat që ishin  në bordin e avionit.

Piloti kishte njoftuar zbritjen në aeroportin e Samosit, ndërsa rënia e avionit ndodhi pak milje para uljes në pistë. Paraprakisht dyshohet se shkak për rrëzimin e avionit mund të kenë qenë problemet teknike.