Bie në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 34-vjeçari në Mirditë! Shoqërohet në polici administratori i kompanisë

Bie në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 34-vjeçari në Mirditë! Shoqërohet në polici administratori i kompanisë

Foto ilustruese

MIRËDITË- Një 34 vjeçar ka ndërruar jetë në Mirditë, në fshatin Sheshaj, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Aurel Dedaj, banues në Prosek, Mirditë, dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Sakaq është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban