46-vjeçari Sazan Sula ka humbur jetën në vendin e quajtur ‘Ura e Shënkollit’ në Shënkoll të Lezhës, pasi teksa ka qenë duke peshkuar, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 të ditës së sotme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente









