Kompania mirëmbajtëse e aksit rrugor Lezhë–Laç ka ndërhyrë në Urën e Milotit, pas dëmtimit të fugave metalike në njërën nga ndarëset e saj.

Sipas verifikimeve të kryera nga autoritetet përgjegjëse, dëmtimi dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, me synim vjedhjen e elementëve metalikë. Rasti është referuar pranë organeve kompetente për hetime të mëtejshme.

Pas ndërhyrjes dhe riparimit të dëmeve, qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor vijon normalisht, pa probleme për drejtuesit e automjeteve.