PRISHTINË, 8 Janar/ATSH/.- Një automjet i Policisë së Kosovës ka rrëshqitur nga rruga duke rënë në lumin Ibër, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Sipas KosovaPress, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 10:20 afër fshatit Vinarc në veri të Mitrovicës.
Shefi i forcave operative në policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se akoma nuk dihen rrethanat e rënies së automjetit Hyundai në Ibër.
Sipas tij, kolegu nga Prishtina i cili ka marrë lëndime të lehta, është dërguar në spitalin e jugut të Mitrovicës për trajtim./m.m/











