55 vjeçari Bajram Tome në fshatin Rrëmbec të Maliqit ka rënë nga çatia e shtëpisë teksa ka qenë duke punuar.

Burime bëjnë të ditur se burri i moshës 55 vjeç teksa ka qenë duke punuar në çatine e shtëpisë, ka rrëshkitur nga pakujdesia e për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup.

Menjëhere pas ngjarjes është  transportuar në spital, ku mësohet  se është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.