I kthyer në traditë prej një dekade, panairi i ëmbëlsirave, produkteve bujqësore e blegtorale dhe prodhimeve të bletarisë i rikthen Maliqit festën e përvitshme të vjeshtës.

“Festa e të Vjelave” synon të ruajë dhe promovojë traditat e kuzhinës dhe prodhimit vendas.

“Risia është që do të kemi të ftuara të gjitha qendrat kulturore të qarkut të Korccës. Sot programi është me shumë energji dhe jam shumë e lumtur që këtë vit kemi kaq shumë publik”, tha organizatorja Dhora Dajko

Në stendat e panairit edhe këtë vit u ekspozuan prodhime blegtorale, bujqësore dhe gastronomike nga fusha e Maliqit.

“Kemi bakllavanë, kulaçin, kek, petanik me fasule, perime të ndryshme.”

“Kemi bërë hallvë, kadaif, petulla, ëmbëlsirë me arrë kokosi, biskota e krem”, thonë fermerët.

Fusha e Maliqit, një nga zonat më të rëndësishme bujqësore në vend, njihet për prodhimet dhe rendimentet e larta në kultura të ndryshme. Gruri, misri, qepa dhe patatja janë ndër produktet kryesore të fermerëve të kësaj zone.