E zë depozita nga kamioni, vdes punëtori turk në Skrapar! Policia arreston shoferin e firmës greke të mermerit

E zë depozita nga kamioni, vdes punëtori turk në Skrapar! Policia arreston shoferin e firmës greke të mermerit

Një 60 vjeçar turk, i cili punonte në një firmë mermeri në Skrapar ka humbur jetën aksidentalisht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e vona të ditës së shtunë  në fshatin Gjerbs pranë firmës Greke të nxjerrjes së mermerit.

Policia bën me dije se kamioni, i cili përdorej për të mbajtur depozitën e ujit, është batuar dhe si pasojë depozita ka rrëshqitur duke zënë poshtë punëtorin e firmës së mermerit.

Për ngjarjen e rëndë policia njofton se ka arrestuar për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë", shoferin e kamionit pranë firmës greke të mermerit në fshatin Zaloshnje, Anuel Bregun, 45 vjeç, banues në Çorovodë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:07
Punonjësi turk ndërroi jetë se e zuri poshtë cisterna e ujit, arrestohet shoferi i kamionit në Skrapar

1690089075_kamion.JPG

Policia ka arrestuar një 45-vjeçar për shkelje të qarkullimit të rregullave në punë, pas vdekjes së një punonjësi turk në Skrapar.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë