VLORË- Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, pasi ra nga lartësia e një bordure. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në shkallët e Kuzum Baba-së.
Dyshohet se 40-vjeçari, pasi ka rënë nga lartësia e bordurës, është përplasur në tokë me kokë. Për pasojë, ai nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. 40-vjeçari nuk është identifikuar ende, ndërkohë që mësohet se është endacak.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento