Bie Norvegjia, Shqipëria luan
ndaj Turqisë me 13 nëntor

Bie Norvegjia, Shqipëria luan<br />ndaj Turqisë me 13 nëntor<br>
Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë në muajin nëntor. Ndeshja miqësore do të luhet në Antalia në 13 nëntor dhe konfirmohet zyrtarisht nga FSHF.

Fillimisht u fol se Kombëtarja në nëntor do përballej me Norvegjinë në një takim miqësor por nuk u arrit marrëveshja mes dy federatave.

Ndërsa tashmë FSHF ka mbyllur negociatat me Federatën turke dhe është rënë dakord që në 13 nëntor në Antalia të luhet miqësorja Turqi-Shqipëri.

Trajneri Christian Panucci do ketë në dispozicion lojtarët disa ditë ndërsa kërkesa e tij ka qënë që në nëntor të ketë në dispozicion vetëm një ndeshje. 9 herë është përballur Shqipëria me Turqinë me një bilanc prej 3 fitoresh 4 humbje dhe 2 barazime.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës