Bie numri i infektimeve, 789 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 13 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,824 të tjerë

Bie numri i infektimeve, 789 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 13 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,824 të tjerë

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 789 raste të reja me koronavirus nga 3,667 testime të kryera. Fatkeqësisht, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe dhe një qytetar nga Kamza 79 vjeç.

Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe viktimave. Dje u regjistruan 1,658 raste dhe 8 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 129 pacientë, nga të cilët 13 në gjendje më të rënduar.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 24,081 raste aktive me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,824 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër. 

Ajo çka vihet re është se Tirana vijon të kryesojë sa i përket numrit të infektimeve ndërsa pasohet nga Durrësi, Lushnja, GJirokastra, Vlora, Saranda dhe Kruja.

Statistika (24 Janar 2022)
Raste të reja ditore         789
Të shëruar në 24 orë      1824
Të shtruar në spitale       129
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 3667 

Testime totale              1,630,245
Raste pozitive                 248,859
Raste të shëruara           222,508
Raste Aktive                      23,039
Humbje jete                         3,312 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            10505
Fier                 1855
Shkodër         1714
Elbasan          1638
Durrës             1456
Vlorë                1411
Gjirokastër      1179
Berat                 946
Korçë               941
Lezhë                868
Kukës                 285
Dibër                  241

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protestat anti-Vuçiç, tentohen të shtypen me makinë protestuesit në Serbi

VIDEO/ Protestat anti-Vuçiç, tentohen të shtypen me makinë protestuesit në Serbi