Tetë qytetarë kanë humbur “betejën” me COVID-19 dhe 1,658 kanë rezultuar pozitive me virusin gjatë 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,658 qytetarë, në këto bashki: 795 në Tiranë, 76 Vlorë, 66 në Durrës, 60 në Shkodër, 57 në Fier, 54 në Gjirokastër, 47 në Lushnje, 44 në Elbasan, 37 në Berat, 29 në Kamëz, 27 në Krujë, 25 në Kavajë, 24 në Kurbin, 20 në Vorë, 19 në Sarandë, 18 në Lezhë, Tepelenë, Pogradec, 14 në Dimal, 12 në Patos, Korçë, Kuçovë, Skrapar, 11 në Mirditë, Devoll, 10 në Has, Divjakë, 9 në Shijak, Peqin, 8 në Dibër, Gramsh, 7 në Pukë, Mat, Mallakastër, 6 në Vau i Dejës, Delvinë, Belsh, 5 në Rrogozhinë, Përmet, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Himarë, 3 në Fushë-Arrëz, Tropojë, Selenicë, Poliçan, 2 në Konispol, Maliq, Kolonjë, Librazhd, 1 në Bulqizë, Dropull, Memaliaj, Cërrik, Prrenjas.

Ditën e sotme janë regjistruar tre vitkima më shumë, ndërsa ka rënë ndjeshmë ai i infektimeve në 24 orët e fundit.

Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220,684 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (23 Janar 2022)

  • Raste të reja ditore         1,658
  • Të shëruar në 24 orë      2,005
  • Të shtruar në spitale       157
  • Humbje jete në 24 orë    8
  • Testime ditore                 5,367
  •  
  • Testime totale              1,626,578
  • Raste pozitive                 248,070
  • Raste të shëruara           220,684
  • Raste Aktive                      24,081
  • Humbje jete                         3,305
  •  

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

  • Tiranë            10,684
  • Fier                 1,982
  • Shkodër         1,830
  • Elbasan          1,697
  • Durrës             1,611
  • Vlorë                1,514
  • Gjirokastër      1,248
  • Korçë               1012
  • Berat                 994
  • Lezhë                946
  • Dibër                  276
  • Kukës                 287