Bie numri i lindjeve në qytetin e Fierit, mjeku gjinekolog: Gratë po lindin me operacion, shkojnë në Tiranë

FIER-19 lindje më pak se 2020 janë regjistruar në 6 mujorin e parë të këtij viti në maternitetin e Fierit, ku kanë ardhur në jetë 574 foshnja duke shënuar një ulje të lindshmërisë për këtë qytet.

Mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj në maternitetin e Fierit  shpjegon se shkaqet kryesore që kanë ndikuar në këtë tkurrje të popullsisë  janë faktorët e ndryshëm socialë, planifikimi familjar dhe rritja e kërkesave te grave për të pritur lindjet në kryeqytet.

“Nga viti 90 numri i lindjeve në maternitetin e Fierit ka ardhur duke u ulur. Ka disa shkaqe. Në vitin 2021, 6 mujori i parë ka pasur 574 foshnja më pak se 6 mujori i parë i vitit të kaluar. Arsyet e uljes së lindshmërisë janë faktorë të shumtë: Ka filluar të përdoret shumë planifikimi familjar, një nga arsyet është se gratë kanë kërkuar të lindin në Tirane dhe sidomos në 2-3 vitet e fundit ka një lëvizshmëri të madhe në drejtim të Tiranës", tha mjeku. 

Brahimaj thotë se vitet e fundit ka pasur një tendencë të grave shtatzëna për të kryer lindje me operacion.

 “Vitet e fundit tendenca është drejte lindjeve të grave me operacion. Faktorë kryesor është  kërkesa e vetë grave  që në momentin e parë  planifikojnë që lindjen do ta bëjnë me operacion, çka ka bërë që numri  i lindjeve është bërë më operacion  në 60  përqind të lindjeve", vijoi ai. 

Sipas të dhënave të INSTAT në shkallë vendi në muajt e parë të2021 numri i lindjeve është 6.006, duke shënuar një rënie me 5,4 %, krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj