Parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të dominohet më nga burrat dhe dora e të fortëve. Aleanca e Grave Deputete po fiton pjesërisht betejën me burrat e politikës, për të rritur prezencën e femrave në legjislativ. Mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka një dakordësi për të shkrirë parlamentin burrave në 2017, duke mundësuar kësisoj rritjen e përfshirjes së grave, në parlamentin e ardhshëm.
Shqiptarja.com mëson se, shumica në pushtet, e përbërë nga boshti PS-LSI, ka pranuar pjesërisht kërkesën grave deputete, për ndryshimin e ligjit zgjedhor, për përbërjen e detyrueshme të listave të kandidatëve për deputetë nga 40 për gra. Aleanca e Grave Deputete ka kërkuar barazi të plotë gjinore në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, pra 50 për qind burra dhe 50 për qind gra, por dy forcat kryesore në pushtet mësohet se kanë pranuar masën 40 për qind. Propozimi, i cili ka edhe mbështetjen e fortë të organizmave ndërkombëtarë, pritet të reflektohet në draftin që po përgatisin ekspertët e PS-LSI për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
/Shqiptarja.com