Drejtoresha e Përgjithshme Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar nga disa portale të financuara nga Partia Demokratike, ku thuhet se ka rënë sistemi i shërbimeve elektorike të noterëve i ndërtuar nga AKSHI dhe për pasojë është humbur aksesi në verifikimit e të dhënave. Ajo thotë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin e sistemit të notereve, duke qenë se nuk është sistem i AKSHI-t, duke e cilësuar këtë një fake news.
"Ndërkohë që e vërteta është duke veshur këpucët, gënjeshtra ka bërë xhiron rreth botës. Është e trishtueshme dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë se si një fake news, përhapet në kohë rekord ndërsa një lajm i mirë zor se e sheh dritën e botimit, ndonjëherë. Për hir të opinionit publik, sqaroj se AKSHI nuk ka asnjë lidhje me këtë sistem dhe ftoj mediat që pas publikimit të një lajmi të rremë, të pasqyrojnë të vërtetën! Sulme e fabrikime të tilla lajmesh, nuk do e ndalin kurrë punën e AKSHI-it dhe e-albania për të lehtësuar jetën e qytetarëve", shkruan Karçanaj.
Gjithashtu, ka reaguar edhe Igli Gjelishti, i cilësuar nga të njëjtat portale si ndërtues i këtij sistemi nëpërmjet kompanisë së tij, duke theksuar se kompania e tij apo ai vetë, nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë sistem noterësh.
"Kompania ime apo unë vetë, s’kemi qenë të përfshirë në asnjë sistem noterësh. Mbase do e kishim bërë, po kemi qenë shumë të zënë duke ndërtuar një sistem për parashikim tërmetesh", shkruan Gjelishti, pa kursyer ironinë kundrejt portaleve të njohura për fake news të rrezikshëm në të shkuarën.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.3%
-
Të gabuar
52%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2031
Lajme të tjera
-
Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit që Shqipëria ka nisur, do të jetë e pandërprerë dhe e pakthim, për të gjithë!
28 Mars, 14:30
-
Kadastra, ikën Lame dhe vjen Bici! Rama: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit
11 Mars, 12:56
-
Kongresi i Shëndetësisë, drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj: Si u transformua shëndetësia falë digjitalizimit dhe e-Albanias! Sot shërbim shëndetësor më cilësor
6 Mars, 17:30
-
Standard i ri certifikimi, drejtuesja e AKSHI-it, Koordinatore Kombëtare për Shqipërinë në bordin e NATO-s për Inteligjencën Artificiale
8 Shkurt, 18:33
-
Protesta ndaj AKSHI-it, si ludistët e shekullit të 19-të
7 Shkurt, 20:51
-
Shmangën ‘e-Albania’ e futën në klasë të parë fëmijët nën 6 vjeç, Ministria: Drejtorët do penalizohen! Asnjë nxënës s'përjashtohet, AKSHI do t’i regjistrojë manualisht
20 Janar, 17:26
-
Alba Malltezi: Fundi i politikës agresive dhe i medias binjake të saj
20 Nëntor 2022, 18:51
-
Prokuroria ndaloi publikimin për hakerimin e sistemit, ‘Rithemelimi’: Urdhër policesk nga qeveria e propagandës! Refuzoni censurën
21 Shtator 2022, 13:12
-
Sulmet kibernetike, prokuroria: U bë nga një profil në dy rrjete sociale jashtë vendit! Informacionet e hakerave që u publikuan do sekuestrohen
20 Shtator 2022, 15:47
-
Sulmi kibernetik, AKSHI: Rikthehen në normalitet të plotë 1224 nga 1225 shërbimet online në e-Albania
12 Gusht 2022, 15:30
-
Sulmi kibernetik, AKSHI: Gjithçka në normalitet të plotë, faqet qeveritare të gjitha të aksesueshme! Ofrohen 1214 shërbime nga 1225 gjithsej
4 Gusht 2022, 17:16
-
AKSHI: 10 orë operacion mirëmbajtje në faqet qeveritare online! Nga ora 14:00 deri në 23:59 mund të ketë vështirësi në akses
30 Korrik 2022, 13:34