Bie vetoja e ligjit të 9 shtatorit 2001
Shtëpia e Bardhë:Vendim i turpshëm

Bie vetoja e ligjit të 9 shtatorit 2001<br />Shtëpia e Bardhë:Vendim i turpshëm
Për herë të parë në 8 vite kongresi amerikan rrëzon presidentin Obama duke i kthyer ligjin i cili i lejonte të afërmit e viktimave të 11 shtatorit 2001 të padisnin Arabinë saudite.
 
Një vendim i tillë është cilësuar i turpshëm nga Shtëpia e Bardhë.

Kongresi i kontrolluar nga republikanët i kthen presidentit Barack Obama veton që ai më herët i vendosi ligjit që lejon të afërmit e të ndjerëve të sulmeve të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite.
 
Kjo shënon herën e pare në 8 vite që Kongresi rrëzon një veto gjatë administratës Obama.
 
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest u shpreh se ky është vendimi më turpshëm që Kongresi ka marrë në dekada.

Shtëpia e Bardhë argumenton se legjislacioni do të krijonte probleme ligjore për amerikanët që jetojnë jashtë vendit si edhe njëkohësisht do të dëmtonte interesat e Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera duke ndikuar në marrëdhëniet diplomatike.
 
Për më tepër raportet mes Washingtonit dhe Riadit janë te tensionuara. Sauditët akuzojnë Obamën se ka minuar ekuilibrat gjeostrategjik duke firmosur marrëveshjen nukleare me Iranin.
 
Obama është shprehur se arsyeja përse i ka vendosur veton është sepse ligji i njohur si “Drejtësi kundër sponsorëve të terrorizmit”, do të minimizonte rolin e presidentit për të realizuar politikën e jashtme.
 
Në sulmet e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3000 persona dhe 15 nga 19 atentatorët ishin shtetas saudit por nuk u arrit të gjendej asnjë lidhje me qeverinë e Arabisë Saudite.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid