Historia në flakë. Shkrumbohet katedralja 850-vjeçare e 'Notre Dame' në Paris. Zjarri i madh dhe i fuqishëm përfshiu pasditen e sotme katedralen duke e djegur brenda pak orëve. Në fillim reth orës 18:50, shtëllunga tymi dilnin nga kulmet e katedrales ndërsa brenda pak minutash zjarri filloi të përhapej në të gjithë katedralen e 'Notre Dame' dhe brenda pak orëve u shkrumbua nga flakët.
Sipas mediave dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së 'Notre Dame', pjesë e cila po restaurohej. Zjarrfikëset vijojnë luftën me flakët, por katedralja u përpi. 'Notre Dame' është objekti simbol jo vetëm i Parisit, por gjithë Francës, ndërsa vizitohet nga rreth 13 milionë turistë cdo vit, atraksioni më i populluar. Nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar, pasi njerëzit janë evakuuar me shpejtësi pas alarmit.
Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës duke sjellë reagime të shumta. I pari që reagoi ishte presidenti amerikan Donald Trump, ndërsa presidenti francez u shpreh se ngjarja po trajtohet si emergjencë kombëtare. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti shqiptar Meta dhe kryeministri Rama me anë të një statusi në Facebook. Rama ka shprehur pikëllimin e tij me një emoj (me lot në sy) ku e shoqëron me një foto ku shihet 'Notre Dame' teksa digjet.
Mediat franceze raportojnë se flakët janë vendosur nën kontroll nga 400 zjarrfikësit, ndërsa dy kulla të katedrales janë shpëtuar. Ndërkohë që presidenti francez Emmanuel Macron në një tjetër reagim për mediat u shpreh se katedralja do të rindërtohet. 'Kjo është historia jonë. Ajo që ndodhi këtë mbrëmje është padyshim një dramë. Më e keqja është shmangur, kjo është një tragjedi e tmerrshme. Por ne do të rindërtojmë Notre-Dame'.
Studiuesja Falma Fshazi në një lidhje telefonike për Report Tv nga Parisi thotë se djegia e katedrales mbrëmjen e sotme ndryshoi historinë e Parisit duke shkaktuar një traumë. Ajo thotë se autoritetet kanë filluar hetimet për të kuptuar se nga erdhi zjarri, ndërsa shton se flakët janë vendosur nën kontroll dhe nesër do të ketë një bilanc për atë që ka mbetur.
"Situata është shumë e trishtueshme. Të gjithë francezët, përfshiu mua që jam qytetare franceze, por edhe të gjithë shprehin një trishtim shumë të thellë. 'Notre Dame' jo vetëm pasuri botërore, por edhe pjesë e së përditshmes së Parisit. Për të gjithë ne zhduket një histori shumë e dashur e së përditshmes, por edhe letrares. Unë para katedrales kam kaluar cdo ditë katër vite, tani ndodhem 15 minuta larg. Struktura është e ruajtur, janë arritur të shpëtohen një pjesë e veprave të artit.
Autoritetet kanë filluar një hetim për të kuptuar se cfarë ka ndodhur. Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga punimet e restaurimit. Thuhet se nuk ka pasur asgjë që mund të shkaktonte zjarr, që ka djegur gjysmën e pjesës së kupolës. Zjarri thuhet se është nën kontroll, ndërhyrja ka qenë e kalkuar që të mos dëmtohet objekti. Nesër autoritetet franceze besoj që do të japin një bilanc më të qartë si dhe pse nga ku filloi zjarri, që ndryshoi historinë e Parisit. Kjo është një traumë për të gjithë ne" tha ajo.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Drejtori i Qendrës 'Ndre Mjeda' në Shkodër, Dom Nik Ukgjini ka deklaruar se ndjehet i trishtuar për këtë ngjarje dhe se i duket si ëndërr.
"Janë të gjithë të brengosur për atë qe ndodhi në këtë ngjarje të në 'Notre Dame'. Unë kam qënë i pranishëm në një konferencë dhe më kanë mbetur impresione të jashtzakonshme dhe nuk mund ta imagjinoni se si e lash dhe si do duket tani. Unë e kam parë nga afër ato piktura dhe shtatore. Por duke parë edhe rolin historik dhe artin botëror nuk mund ta imagjinoi teksa po digjet kjo katedrale. Tek analizat do të kuptohen se sa është dëmi. Por ndjenjat e shpirtit të atyre që e kanë vizituar është një gje që na bën të mendjojmë se është si një ëndërr." ka thënë ndër të tjera Ukgjini.
Mediat ndërkombëtare sjellin të tjera pamje nga zjarri që dogji katedralen në Paris mbrëmjen e sotme.
Kryefjala e të gjitha mediave botërore është padyshim djegia e katedrales 'Notre Dame' në Paris. Titulli që ka tërhqeur më shumë ka qenë i 'Liberation', e cila foton e faqes së parë me katedralen në flakë e shoqëron me fjalët 'Notre drame' (Drama jonë).
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që po ndodh në Paris, ku katedralja 'Notre Dame' është përpirë nga flakët.
"Lajm që të thyen zemrën nga Parisi teksa shikojmë flakët teksa gllabërojnë 'Notre Dame'. Është gjithmonë keqardhje kur monumentet e trashëgimisë sonë të përbashkët shkatërrohen nga veprime vullnetare ose të jovullnetshme. Mendimet dhe lutjet tona me të gjithë ata që luftojnë për të shpëtuar 'Notre Dame' në Paris.
Zjarri i rënë në katedralen historike të Parisit, 'Notre Dame' ka qënë shkatërrues për një pjesë të madhe të katedrales. Së fundmi sipas mediave franceze presidenti i Francës, Macron po e trajton ngjarjen si emergjencën kombëtare.
Kjo katedrale njihet si simbol i kulturës franceze dhe kjo është një humbje e madhe që i shkaktohet Francës.
"Tani rrezikojnë të digjen edhe dy kullat ikonike të katedrales. Nuk jemi të sigurt që mund ta shpëtojmë", ka thënë nënsekretari i brendshëm francez, Laurent Nunez.
Rreth 400 zjarrfikës janë mobilizuar për të shuar flakët që kanë përpirë prej më shumë se tre orësh katedralen 'Notre Dame'.
Një zëdhënës i katedrales ka thënë se: “Asgjë nuk do të mbetet nga 'Notre Dame'. Kujtojmë se zjarri përkon edhe me ditën e parë të javës së shenjtë që sjell Pashkët.
Mbarë bota ka kthyer sytë mbrëmjen e sotme nga Parisi, pas zjarrit fatal që përpiu katedralen shekullore të 'Notre Damit'.
Së fundmi në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një statusi në Facebook. Rama ka shprehur pikëllimin e tij me një emoj (me lot në sy) ku e shoqëron me një foto ku shihet 'Notre Dame' teksa digjet.
E gjithë bota i ka kthyer sytë nga Parisi, pas zjarrit të rënë në katedralen shekullore 'Notre Dame'.
Edhe pse kanë kaluar rreth tre orë që flakët shkrumbojnë 'Notre Damin' zjarri ende nuk është neutralizuar. Ndërkohë në mediat franceze janë publikuar edhe disa foto të trishta ku shihet një pjesë e madhe e katedrales teksa rrëzohet.
Pamje rrëqethëse vijnë nga Parisi ku mijëra qytetarë janë mbledhur përreth katedrales 'Notre Dame' që prej dy orësh digjet nga flakët. Në videon e shpërndarë parizienët kanë bërë lutje ku disa prej tyre janë ulur edhe në gjunjë.
Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjet ku njerëz nga e mbarë bota kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë qindra parizien të tjerë po i bashkohen turmës, ndërsa rreth 400 zjarrfikës po luftojnë për të neutralizuar flakët.
Edhe pse kanë kaluar rreth dy orë që nga zjarri i rënë në katedralen historike të 'Notre Dame' në Paris, flakët ende nuk janë shuar. Sipas mediave ndërkombëtare rreth 400 zjarrfikës janë mobilizuar për të vënë nën kontroll flakët. Megjithëse tonelata ujë po hidhen drejt katedrales zjarri nuk është shuar.
Pak më parë një formë zgjidhje të këtij problemi e ka dhënë edhe presidenti i SHBA Donald Trump ku thotë se duhet një ndërhyrje me ujë nga lartë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi na Facebook ku ka shprehur keqardhjen e tij për zjarrin e rënë ne katedralen historike të Parisit, 'Notre Dame'.
Ndër të tjera Meta ka urura që zjarri të ketë shkaktuar sa më pak dëme.
"I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!" shkruan Meta.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka shprehur hidhërimin e tij për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Paris, ku katedralja historike e 'Notre Damit' u shkrumbua nga flakët.
'Skena që të thyejnë zemrën nga 'Notre Dami' që po digjet. Londra i bashkohet dhimbjes së Parisit" ka shkruar Khan në Twitter.
Pas reagimit të tij në Twitter ku shprehte keqardhje, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur pranë katedrales 'Notre Dame' një pjesë e të cilës u shkrumbua nga zjarri.
Macron shoqërohet nga kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, kryeministri francez Edouard Philippe, zonja e parë Brigitte Macron si dhe Prokurori i Parisit.
Pas reagimit të Presidentit, Donald Trump, ka ardhur edhe një reagim nga 'Zonja e Parë' e Amerikës, Melania Trump.
Me anë të një reagimi në Tëitter, Melania Trump shkruan se i është thyer zemra për njerëzit e Parisit pasi pa në zjarr katedralen e 'Notre Damit'.
"Mu thye zemra për popullin e Parisit pasi shikova zjarrin në katedralen e 'Notre Dame'" shkruan zonja Trump.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas zjarrit që përfshiu dhe dogji katedralen e njohur në Paris. "Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar" shkruan ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron shtyu një fjalim të planifikuar sonte për shkak të zjarrit që po shkrumbon katedralen e Parist 'Notre Dame'.
Një zëdhënës i Pallatit të Eliseut ka deklaruar: "Për shkak të zjarrit të tmerrshëm që po shkrumbon 'Notre-Dame-de-Paris', Presidenti i Republikës ka vendosur të shtyjë fjalimin e tij.
Zjarri që ka përfshirë katedralen e Parisit 'Notre Dame' po merr vëmendjen e mabrë botës. Një regim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë e ka bërë edhe presidenti i Amerikës, Donald Trump i cili ka thënë se pamjet teksa digjet katedralja janë të tmerrshme.
"E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen 'Notre Dame' në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt" ka shkruar Trump.
Katedralja Notre-Dame de Paris është djegur pasditen e sotme nga një zjarr masiv. Katedralja e famshme konsiderohej shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze. Ndërtimi i katedrales filloi më 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII. Gjatë ndërtimit, një numër i arkitektëve punuan me ndërtimin, diçka që stilet e ndryshme (dhe lartësitë) e kullave dëshmojnë për të. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345. Katedralja kishte 10 kambana.
OK per vlerat historike, por ngelet objekt, mure e cati... Fale Zotit s'pati viktima, dhe kjo eshte me e rendesishmja. Mgjth ngrihet pasaniku nr3 i Frances e zhbllokon 100 miln euro per rindertimin... Cudi njeriu, per mure i gjen parate, po per njerezit ne nevoje jo. Edhe Francezet vete do japin leke, por per te varferit nuk jepet. Ja ky eshte njeriu...dhe vlen per cdo kafshe me fytyre njeriu mbi rruzullin tokesor. Disa s'dine cfare t'ju bejne parave, disa vdesin per buken e gojes.
PërgjigjuYp xhixhi tamam si ke vene emrin i paske edhe trute....
PërgjigjuPolitika shqiptare e shofin venin e vete si po shkatrron nertesea ma te vjetra se ajo ne franc dhe spo i bjen kuj nermen. Servila pa ftyre
PërgjigjuNdertesa me te vjetra se ajo katedrale ketu jane vetem keshtjellat neper qyatete apo kodra , se per ato shtepi me qerpic dukeshin si fole dallendysheje.. Normal qe nuk do i bie mendja asnjerit!!
Ky ashte mesazhi i masonve.
PërgjigjuMendoj që qeveria Franceze për rindërtimin e sajë mund t'ja japë me konçesion PPP ndonjë kompanie shqiptare..... Fatkeqësi e madhe i ka zënë shtetarët tanë me këtë zjarr në Paris, se do përse s'kanë dërguar zjarrfikësit tanë t'i bënin sh.... Për ta fikur...
PërgjigjuGjynah per vlerat arkitekturore dhe historike. Por do jete akoma me shume gjynah nese zbulohet se kjo mund te kete qene e qellimshme thjeshte dhe vetem per te shuar protesten e jelekverdheve qe po shkaterronin Parisin. Por jo gjithmone qellimi e justifikon mjetin..
PërgjigjuSi ka mundesi Rama ndjen dhimbje?Ky bashke me Saliun,Lulushin,Like floririn,Lali Plehrin e CO. po djegin nje Shqiperi te tere per se gjalli...
PërgjigjuO komentues injorant Katedralja e Notre Dame ka vlere historike Ajo eshte nje nga 7 mrekullite e botes Sikur te digjet Meka apo Xhamia Blu ne Stamboll si do tu vije muslimaneve?
PërgjigjuSka gje se si katedrale nuk i duhet njeriu tani allafi e dogji qe arabia saudite ta beje xhami per algjerianet e marokenet qe kane mbushur parisin madje vete papa do ta bekoje xhamine edhe do shkoje tu puthe kembet arabeve
Përgjigju