Djegia e katedrales, studiuesja flet për Report Tv nga Parisi: Një pjesë e veprave të artit u shpëtuan

Studiuesja Falma Fshazi në një lidhje telefonike për Report Tv nga Parisi thotë se djegia e katedrales mbrëmjen e sotme ndryshoi historinë e Parisit duke shkaktuar një traumë. Ajo thotë se autoritetet kanë filluar hetimet për të kuptuar se nga erdhi zjarri, ndërsa shton se flakët janë vendosur nën kontroll dhe nesër do të ketë një bilanc për atë që ka mbetur.

"Situata është shumë e trishtueshme. Të gjithë francezët, përfshiu mua që jam qytetare franceze, por edhe të gjithë shprehin një trishtim shumë të thellë. 'Notre Dame' jo vetëm pasuri botërore, por edhe pjesë e së përditshmes së Parisit. Për të gjithë ne zhduket një histori shumë e dashur e së përditshmes, por edhe letrares. Unë para katedrales kam kaluar cdo ditë katër vite, tani ndodhem 15 minuta larg. Struktura është e ruajtur, janë arritur të shpëtohen një pjesë e veprave të artit.

Autoritetet kanë filluar një hetim për të kuptuar se cfarë ka ndodhur. Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga punimet e restaurimit. Thuhet se nuk ka pasur asgjë që mund të shkaktonte zjarr, që ka djegur gjysmën e pjesës së kupolës. Zjarri thuhet se është nën kontroll, ndërhyrja ka qenë e kalkuar që të mos dëmtohet objekti. Nesër autoritetet franceze besoj që do të japin një bilanc më të qartë si dhe pse nga ku filloi zjarri, që ndryshoi historinë e Parisit. Kjo është një traumë për të gjithë ne" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Flakët përpijnë Katedralen 850-vjeçare 'Notre-Dame' në Paris (VIDEO+FOTO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre