Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot në fshatrat e Njësisë Administrative Kutalli, Bashkia Dimal. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, të favorizuara edhe nga era.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë mbërritur në vend focat zjarrfikësve të të dy bashkive Berat dhe Kuçovë të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Gjithashtu shërbimet zjarrëfikse po ndërhyjnë me mjete rrethanore ku dhe u kanë ardhur në ndihmë banorëve të zonës.
Sipas raportimeve disa vatra zjarri janë vënë nën kontroll, ndërsa në zonat e sipërme të kodrës flakët vijojnë të jenë aktive.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Dëmet paraprake konsiderohen të konsiderueshme, pasi dhjetëra pemë ulliri janë përfshirë nga flakët.








Komente
Komento