Nuk është hera e parë që këngëtari i njohur dhe idhulli i adoleshentëve Justin Bieber i kushton këngë të dashurës së tij prej dy vjetësh Selena Gomez.

Ai ka postuar në faqen e tij në Instagram një pjesë të këngës, e cila do të vij në titullin “Life Is Worth Living Again” dhe mediat e huaja e kanë komentuar si një këngë të dedikuar për Selenën.

“Ajo këngë është për Selenën dhe nuk është e vetmja që ai e ka krijuar për të. Bieber ka shkruar një grumbull këngësh për të, pasi ajo është inspirimi i tij më i madh”, u shpreh një burim pranë çiftit.

Prej disa kohësh përflitet se Justin dhe Selena janë rikthyer së bashku megjithatë situata e tyre sentimentale  nuk është ende e qartë.

justin bieber selena gomez

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)