Bien akuzat e trafikut të drogës e grupit kriminal edhe për ish-kryepolicin e Vlorës...por, do të bëjë burg!

Bien akuzat e trafikut të drogës e grupit kriminal edhe për ish-kryepolicin e Vlorës...por, do të bëjë burg!

Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela

TIRANË - Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, njëjtë si ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u shpall i pafajshëm nga Gjykata për Krime të Rënda për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Në vendimin e saj, Gjykata i rrëzoi këto akuza me argumentin se nuk ka prova. Por ndryshe nga Tahiri që nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi u dënua vetëm me 3 vjet shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish-kryepolici i Vlorës është dënuar me burg, 3 vite e 4 muaj. 

Në vendimin e gjykatës, bien të gjitha akuzat për trafik droge, me episodet konkrete që prokuroria kishte ngritur, për sasi të konsiderueshmi kanabisi të kapura në Itali. Kështu, Gjykata e ka dënuar vetëm për shpërdorim detyre, me 5 vite burgim, por që në sajë të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg. Po ashtu, gjykata vendosi t'i heqë kryepolicit, të drejtën për të ushtruar funksion publik, për një kohë prej 3 (tre) vjet. Gjykata thotë se dënimi duhet kryer në një burg të sigurisë së zakonshme.  

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, ishte në një dosje hetimore me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku pas gati 2 vite hetime, të dyve i ranë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda:

2) Deklarimin i pafajshëm të pandehurit Jaeid Çela për veprën penale të "Trafikimit të narkotikëve" në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 283/a paragrafi i parë, 28 pika 4 dhe 334 paragrafi i parë, të K.Penal, ldhur me: 
-episodin ku është sekuestruar sasia prej 1650 kg lëndë narkotike "cannabis sativa" ne Augusta, ItaIi, më datë 25.10.2013; 
-episodin ku është sekuestruar sasia prej 289,7 kg lëndë narkotike "cannabis sativa" në Palagonta, Itali më datë 27.02.2014; 
-episodin ku është sekuestruar sasia prej 293,5 kg lëndë narkotike "cannabis sativa" në Katania, Itali, më datë 29.07.2014; 
pasi nuk provohet që i pandehuri ka kryer veprën penale që akuzohet, bazuar në nenin 388, pika I, germa "d", të K.Pr.Penale. 

Deklarimin i prajshëm të të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të "Grupit të strukturuar kriminal" të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të K.Penal, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet, bazuar në nenin 388, pika 1, germa "d", të K.Pr.Penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", të parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 

Në bazë te nenit 406 paragrafi i parë te K.Pr.Penale, të pandehurit Jaeld Çela, për shkak të gjykimit të shkurtuar i falet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. 

Vuajtja e dënimit te pandehurit i fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë se zakonshme. Heqjen e së drejtës të pandehurit Jaeld Çcla për të ushtruar funksion publik, për një kohë prej 3 (tre) vjet, bazuar ne nenin 35 paragrafi i dytë të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon pas vuajtjes se dënimit me burgim. 

3) Provat materiale të bashkuara me fashikullin gjyqësore (sipas urdhrit përkatës të prokurorit datë 08.3.2019) të mbeten në funksion të procedimit penal të ndarë në ngarkim të të pandehurve në procedim të lidhur Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. 

4) Shpenzimet proceduriale, sipas llogaritjeve përkatëse nga sekretaritë e prokurorisë dhe gjykatës, u ngarkohen te pandehurve solidarisht. 5) Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja