Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 296 raste të reja me koronavirus nga 1,874 testime të kryera. Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Berati 53 vjeçe, një qytetar nga Kurbini 54 vjeç, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe dhe një qytetar nga Durrësi 83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 835 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 256,117 që nga fillimi i epidemisë.
Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 8,773 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm.
Sa i përket rasteve të reja në 24 orët e fundit, u regjistruan në këto bashki; 122 në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.
Statistika (13 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 296
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1874
Testime totale 1,712,427
Raste pozitive 268,304
Raste të shëruara 256,117
Raste Aktive 8,773
Humbje jete 3,414
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2814
Fier 1278
Gjirokastër 741
Vlorë 718
Shkodër 685
Elbasan 672
Berat 643
Lezhë 380
Korçë 273
Durrës 310
Kukës 207
Dibër 52