Rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook dy platformat e korporatës Meta, janë jashtë funksionit.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i vetë kompanisë e cila si fillim ka marrë sinjalizime për një numër të kufizuar problemesh me Facebook dhe Instagram, por problemi raportohet të jetë global.
Dalja jashtë funksionit e dy platformave të shumëpërdorura sociale Instagram dhe Facebook ndodhi pak pas orës 15:00 të ditës së sotme, kur shumë përdorues nisën të raportojnë probleme në dy rrjetet sociale.
Disa përdorues nuk po arrijnë as të hyjnë në llogaritë e tyre personale. Skenari i një sulmi kibernetik nuk konfirmohet nga kompania e cila për momentin thekson se po punon për gjetjen e shkaqeve të problemit.
Komente









