Sot 764 raste të reja dhe 20 viktima nga COVID! Humb jetën fotoreporteri sportiv Luigj Preçi dhe ndërrojnë jetë dy arsimtarë

Sot 764 raste të reja dhe 20 viktima nga COVID! Humb jetën fotoreporteri sportiv Luigj Preçi dhe ndërrojnë jetë dy arsimtarë

Gëzim Shkoza, Avni Dragoti dhe Luigj Preçi

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 764 raste të reja, ndërkohë që kanë humbur jetën 20 qytetarë për shkak të COVID. Ndërkohë që numri i testimeve është ulur, pasi janë kryer 2714 testime, është ulur edhe numri i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit.

I lartë mbetet numri i personave të cilët nuk kanë arritur që ta fitojnë betejen më virusin vdekje prurës. Ministria njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 20 qytetarë: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (1 Mars 2021)

Raste të reja ditore       764

Të shëruar në 24 orë     640

Të shtruar në spitale      659

Humbje jete në 24 orë   20

Testime ditore               2714

Testime totale          469,499

Raste pozitive          107,931

Raste të shëruara       70,413

Raste Aktive              35,702

Humbje jete               1,816

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22974

Fier         2621

Vlorë       1765

Durrës     1651

Shkodër   1367

Gjirokastër 1115

Elbasan    943

Korçë       880

Berat        871

Lezhë       792

Dibër       372

Kukës     351

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
Një tjetër arsimtar ndërron jetë nga COVID, humb betejën me virusin mësuesi i shkollës 9-vjeçare në një fshat të Belshit

Një tjetër arsimtar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë mësuesi i shkollës në fshatin Dragot në Belsh, Avni Dragoti. Lajmin e hidhur e kanë ndarë në mediat sociale kolegët e tij.

'Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ka humbur betejën me COVID - 19 një nga mësuesit më të nderuar të shkollës sonë Avni Dragoti. Shprehim ngushëllimet dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare në arsimimin e shumë brezave. Ndajmë këtë dhimbje me familjarët e tij,nxënësit dhe kolegët.'- njofton drejtoria.


 
Ora 18:12
Baba i tre fëmijëve, ndërron jetë nga COVID drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz të Beratit

Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz në Berat ka gjetur vdekjen nga Covid-19. 58-vjeçari Gëzim Shkoza, pasi kishte shfaqur shenja të prekjes nga virusi ishte shtruar fillimisht në  Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Pas përkeqësimit të shëndetit  të tij një javë më parë,ai është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Covid "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.

Mësohet se tre ditët e fundit Shkoza ishte në intubim dhe megjithë përpjekjet e mjekëve,Shkoza nuk arriti ta mposhtë dot sëmundjen dhe vdiq mëngjesin e sotëm.

Gëzim Shkoza, babai i tre fëmijëve jetonte në Karkanjoz ku edhe ka ushtruar prej më shumë se 30-vitesh profesionin e mësuesit,ndërkohë që 5-vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Ora 16:21
COVID i merr jetën fotoreporterit të njohur sportiv Luigj Preçi

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare për shkak të COVID-19 fotoreporteri i njohur sportiv Luigj Preçi.

Luigj Preçi është një nga persona që me anë të fotove të tij ka përcjellë një pjesë të mirë të historisë së futbollit shqiptar.

Preçi ka mbuluar nga afër për thuajse 60 vjet aktivitetet e kampionatit, kupës dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Më shumë ai ka qenë si fotoreporter në aktivitetet e kampionatit, kupës dhe aktivitete ndërkombëtare.

Më shumë ai ka qenë si fotoreporter në aktivitetet e klubit Partizani dhe ekipit Kombëtar. Për kontributin e tij është vlerësuar edhe nga FSHF me rastin e 80-vjetorit të lindjes. 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jaku: 01/03/2021 20:08

    Cdo dite nga 20 viketimat dhe shpellaret rine ne grupe dhe nuk mbajne maska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale