Edhe dy dite familjet shqiptare festojnë Vitin e Ri. Si çdo herë tregtarët e fruta perimeve dhe ato të gjelit tradicional shoqërohen me luhatje të çmimeve. Në tregun kryesor të fruta perimeve ka shumë qytetarë që blejnë për herë të fundit të këtij viti gjerat më të domosdoshme të tryezës së Vitit të Ri por çmimet sipas tyre kanë pësuar rritje .


“Një kg mollë ka vajtur 1500 lekë,janë të papërballueshme,skemi lekë. Disa nga këto frutat janë rritur, mendoj se janë rritur artificialisht, sepse para 3-4 ditësh ishin më pak 200-300 lekë”, shprehen të shqetësuar qytetarët.

Por edhe shitësit ndajnë të njëjtin shqetësim, sipas tyre shkak i rrijes së çmimit ëshë si pasojë e rritjeve nga ana e grosistëve të mëdhenj.
“Janë të shtrenjta thonë ata por nuk ka lekë populli prandaj,fukarallik i madh. Neve po e kemi nga halli, ne I marrim me nje çmin, me një kosto shumë të lartë,se ska mundësi që neve ta marrim atje me kosto të ulët e ta shesim këtu shtrenjtë” thote e shqetësuar njëra nga tregëtarët.
“Kemi nxjerrë gjelat e detit, nuk shkojnë, njerëzit skanë lekë ti blejnë, shpenëzimet tona janë të shumta,skanë lekë,pensionet janë të ulta,rrogat gjithashtu, njerëzit janë pa punë.


Qytetarët shqiptar si pjesë përbërëse të tryezës së vitit të ri kanë edhe gjelin e detit, por për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve fierak mundësi për të pasur një të till është e largët. Çmimet e gjelit këtë vit nuk janë të larta, krahasur me ato të viteve të kaluar, por mbarshtuesit të tyre thonë se shitjet janë përgjysmuar.

e.gj/Shqiptarja.com