Bienale e artit Venecia 2015, pavioni 
 shqiptar mbledh vizitorë të shumtë

Bienale e artit Venecia 2015, pavioni <br /> shqiptar mbledh vizitorë të shumtë
Në Bienalen artit “Venecia 2015” u çel gjatë ditës së djeshme (6 maj 2015) pavioni shqiptar u përfaqësua nga artisti Armando Lulaj dhe kuratori Marco Scotini me “Albanian Trilogy: A Series of Devious Stratagems”. Pavijoni u hap ngha Ministrja e Kultures,  Mirela Kumbaro. Ministrja në fjalën e saj theksoi se kjo bienale është rasti me i mirë për tu njohur.
 
 
“Bienalja ndërkombëtare e Venecias është rasti më i mirë për t’u njohur, falë urave të Artit, Kulturës dhe komunikimit bashkëkohor. Sot Shqipëria flet me punën e kuratorit të njohur Marco Scotini dhe artistit shqiptar Armando Lulaj, me “Trilogjinë shqiptare” që vjen me mesazhe politike dhe estetike, me metafora të fuqishme dhe imazhe të mirëfillta të një vendi me potenciale të mëdha,”- u shpreh Kumbaro.
 
Gjithashtu ajo theksoi rëndësinë e artistëve si ambasadorët më të mirë të një vendi.
 
Artistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi. Për fat, por jo rastësisht, Shqipëria ka shumë prej tyre.  Është i dyti vit që Shqipëria vendoset në qendër të Arsenales në Bienale.
Pas suksesit të Pavijonit shqiptar në Ekspozitën e Arkitekturës në Bienale 2014, me Edi Hilën dhe Adrian Pacin, kuruar nga Beyond Entropy. Nuk është rastësi as fakti që sot Shqipëria ju fton në shumë takime njëherësh: në Pavijonin tonë në Expo-Milano, në Festivalin e Artit e Librit TiranaOpen dhe në këtë Ekspozitë të jashtëzakonshme të artit këtu në Venecia. Në të tri vendtakimet kultura flet shqip dhe kudo kjo shqipe kuptohet, shijohet, dëgjohet, përcillet dhe vlerësohet, falë artistëve tanë! Kjo është skena që po ndërtojmë për artin e kulturën”,-vijoi ministrja.
 
Ndërkohë kuratori Marco Scotini u shpreh se është i rëndësishëm fakti që për të parën herë Shqipëria prezantohet më një Pavijon qendror në Bienalen e Artit të Venecias.
 
Ndërsa Presidenti Paolo Baratti theksoi rreth eventit se është një “Ekspozitë e Artit” ku kthehet vëmendja mes Artit dhe Zhvillimit social e politik botëror, duke parë sesi tensionet e kohës që jetojmë përkthehen në sensibilitetin, energjinë krijuese, ekspresivitetin dhe shpirtin e Artistëve.
 
 
Pavijoni shqiptar  tërhoqi vizitorë të shumtë mes të cilëve koleksionstë shumë të njohur, kritikë arti, drejtues muzesh dhe galerish të rëndësishme, gazetarë e aritstë, shqiptarë dhe të huaj.


bienale venezia


bienale venezia

bienale venezia
 
bienale venezia

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman