Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit dhe Klik Ekspo Group mbrëmje festive dhe ndarje çmimesh në Pallatin e Brigadave

/ ATSH - Klajdi Musabelliu / Artistët e Binelales Ndëkombëtare të Akuraleit, Klik Ekspo Group, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, dhe Cirku Kombëtar i Tiranës, zhvilluan gjatë mbrëmjes një festë të gërshetuar zhanerash artistikë në Pallatin e Brigadave, ku përveç emocioneve, nuk munguan dhe vlerësimet për figua të shquara nga Klik Ekspo Group.
Pasi dëgjuan himnin kombëtar nën tigujt e trombave të Orkestrës së TKOB-së, të pranishmit në Pallatin e Brigadave trokitën gotat me njëri tjetrin, dhe veçanërish me të ftuarit special të mbrëmjes si Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro,biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
4 çmime të tjera u ndanë gjatë mbrëmjes nga Klik Ekspo Group, ku "Shqiponja e Artës" ju dha drejtorit të TKOB-së, Ilir Kerni, regjisorit Spartak Pecani, Shpend Krujës (pas vdekjes) dhe artistit që realizoi në akurel portretin e Dritëro Agollit, Atanur Dogan.
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor gjatë mbrëmjes festive, prezantoi me anën e një sfilate artistike gjithë arsenalin e tij popullor dhe klasik, ku pas pasarelës dhe valleve të artistëve të ansamblit, u zhvillua edhe një koncert klasik.
Cirku Kombëtar më pas, i shtoi ritmin mbrëmjes me anën e performancave të artistëve, të cilët u duartrokitën nga të pranishmit, të cilët gjithashtu shkrepnin fotogafi dhe realizonin edhe video me anën e aparatëve telefonikë.
Ndërsa pranë fundit të gjihë të pranishmit, artistët shqipëtar dhe të huaj, ata të ansamblit dhe cirkut u kapën për dore në vallëzimin e muzikës tradicionale shqipëtare, ku muzika popullore u shijua mjaft edhe nga të huajt. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai