Janë dy ekspozita: E para e artistit italian Emanuele Racca Senior dhe e dyta e artistit meksikan Salvatore Giommarresi.
Artisti italian prezanton një vepër që i dedikohet historisë së endacakëve në rrugët e Italisë, ndërsa meksikani ka një projekt me karikatura për kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.
Dy artistët nuk i gjejmë pranë ekspozitave. Kështu vendosëm të mësojmë se çfarë përgatitet në dy ditët e tjera të Bienales. Këtu duket paskan ndërmend ta kthejnë gjithçka “përmbys”...
Epo kjo është edhe tema e Bienales, si në shtëpinë e tyre.
Ja artistët Fabio Cavallari dhe Ilaria Genovevesio do të ndryshojnë ambientin për një dialog mes personave që jetojnë aty dhe e përdorin këtë hapësirë publike. Fabio ka lyer, shton koshat për materialet e ricikluara e më gjerë.
Dhe kjo shtëpi për dy breshkat e Hotelit është e sapobërë nga dora e artistit. Performanca e titulluar “Domestik Action” nis të hënën në orën 12.00.
Ndërsa në orën 19.00 të ditës së hënë në hotel do të zhvillohet edhe një perfomancë e guximshme e artisteve serbë e titulluar “Eeb i kuq” nga Kristina Aleksova, Ziva Petric e Olja Grubiç, ku kjo e fundit do të perfomojë nudo.
E fshehur pas një perdeje mund të shihet në një skype. Dhe performnacat në këtë stacion nuk mbarojnë këtu...
[gallery]22158[/gallery]
Ndërsa udhëtojmë nga Qendra Kulturore “Turbina”, Galeria Kombëtare e Arteve, Muzueu Historik Kombëtar, Parku Rinia, Piramida, Hotel Destil e më gjerë, na duhet të ritakoshemi disa herë me projektin “Tirana-Sixhade” kuruar nga Flori Gjini.
1350 metra katrorë u pikturuan në një kohë rekord për 20 orë.
Një shenjë e Mirëseardhjes kjo sixhade e bukur e zonës së Shëngjergjit. Me këto surpriza e risi, Bienalja do të vijojë deri më 9 maj.
Të 230 artistët pjesëmarrës i janë bashkuar temës së Shtëpisë, duke kaluar nëpër katër elemente kryesorë: Historia, Konfliktit, Ëndrra dhe Dështimi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)