Big Basta: Ja pse u largova nga “Big City Studio’s”
Reperi i mirënjohur Big Basta, duket se nuk do të jetë më pjesë e studio Big City Studio’s. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Big Basta rrëfen ekskluzivisht arsyet
Reperi i mirënjohur Big Basta, duket se nuk do të jetë më pjesë e studio Big City Studio’s. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Big Basta rrëfen ekskluzivisht arsyet e largimit nga kjo studio muzikore dhe planet e ardhshme për krijimin e një tjetër studioje muzikore, që pritet të jetë më e madhe dhe me më shumë artistë të njohur, por edhe emra të rinj që do ti bashkangjiten skenës shqiptare. Reperi i mirënjohur flet gjithashtu edhe për pushimet e tij jashtë shtetit me të dashurën dhe njëkohesisht këngëtaren kosovare, Vesa Luma me të cilën është prej shumë kohësh në një lidhje, të cilën kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë. Në muajin korrik Big Basta, nën siglën e “Big City Studio’s”, nxorri në treg edhe albumin e tij të dytë “Radio and Club”, i cili u promovua në Prishtinë dhe në Tiranë.
Big Basta, pse vendosët të shkëputeshit nga “ Big City Studio’s”?U largova sepse dua të hedh hapa më të forta dhe më të sigurta në fushën e Hip-Hopit. Pra në këtë drejtim dua të jem më internacional.
Dhe këtë gjë nuk mund ta realizonit me “Big City Studio’s”?Jo sepse unë kur e u bëra pjesë e kësaj studioje doja që ajo të ishte gjithëpërfshirëse dhe mos të kishte inate mes artistëve. Unë jam kundër mbajtjes së inateve mes artistëve, sepse në fund të fundit artisti duhet të jetë artist dhe mjaft i moderuar. Edhe pse duhet të pranuar që Shqipëria, nuk ka “ Vipa” të mirëfilltë. Ndaj në këtë mënyrë vendosa të heq dorë të filloj gjithçka nga e para.
Do të hapni një studio të re muzikore?Patjetër që po. Do të bëj diçka tjetër dhe sigurisht akoma më të madhe. Do të jetë një studio e re muzikore, por artistët me të cilët unë do të punojë do të jenë emra të njohur të skenës shqiptare. Nuk do të mungojnë njëkohësisht edhe emra të rinj, që me talentin e tyre pritet të bëjnë sukses dhe ti bashkangjiten artit shqiptar. Duhet të bëjmë gjëra të mira dhe të ndihmojmë që arti shqiptar të ecë përpara.
Keni menduar për emrin e ri të studios?Po (qesh).. dhe po e them ekskluzivisht për TH&TH. Studio ime e re do të çelet në fundin e muajit shtator ose në fillim të tetorit, dhe jemi duke punuar aktualisht me të. Ajo do të quhet “ 042 Zone” dhe për dizanjin e saj, janë duke punuar shumë fansa të mitë në Facebook dhe Tëitter. Nëpërmjet një statusi në këto rrjete sociale, unë u kam kërkuar atyre që ta dizenjonin logon e saj dhe më besoni që kam marrë me qindra, logo dhe ide. Ndihem shumë i lumtur që fansat e mi janë angazhuar për projektin tim të re, ndaj dhe gjej rastin ti falenderojë pa masë. Është shumë bukur kur ke pranë njerëz që të duan dhe aq më tepër fansat e tu.
Pra nuk keni patur kohë të pushoni në këto ditë të nxehta vere?Kam pushuar me familjen time në Sarandë, por kemi preferuar të kalojmë edhe disa ditë në Korfuz.
Po me Vesën keni pushuar?Edhe me Vesën sigurisht. Vetëm se me Vesën preferuam ti kalonim pushimet jashtë vendit dhe pikërisht në Itali. Pa më pyetur ju (qesh), mund të them se pushimet shkuan shumë mirë.
Si po ecën lidhja juaj?Është duke ecur në rrugën e duhur, të dy ndihemi mirë me njëri-tjetrin (qesh).
Su/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2074
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj
10 Tetor, 08:13
-
Presidenti Zelensky takim në Paris me Emmanuel Macron
10 Tetor, 07:54
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca plenare në Kuvend! PD kishte paralajmëruar kaos
10 Tetor, 07:52
-
Erdogan sot në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti! Ja rrugët që bllokohen dhe oraret
10 Tetor, 07:41
-
VIDEO/Uragani Milton goditi Floridën, rrugët të 'pushtuara' nga uji dhe shtëpi të shkatërruara
10 Tetor, 07:33
-
Presidenti Erdogan sot në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë! Pritet me ceremoni nga Begaj, takim kokë më kokë me Ramën (AXHENDA)
10 Tetor, 07:17
-
Në punë është një ditë ideale për të përfunduar projekte ambicioze, horoskopi për sot
10 Tetor, 07:10
-
LIVE-Uragani Milton mbërrin në Florida, rreth 2 mln shtëpi e biznese pa energji elektrike! Ka viktima
10 Tetor, 06:57
-
'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)
9 Tetor, 23:46
-
Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin
9 Tetor, 23:18
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
9 Tetor, 22:52