Shaip Kamberi, bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc të Luginës së Preshevës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Serbi. Pas votimit, Kamberi u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, ndërsa falënderoi edhe qytetarët që kishin udhëtuar nga Kosova për të votuar.

“Falënderoj edhe qytetarët që erdhën nga Kosova për ta ndihmuar këtë proces, i cili duhet të jetë demokratik”, deklaroi Kamberi, duke u kërkuar shqiptarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 43%! Incidente në qendrat e votimit, shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë të bashkuar: Sot është ditë vendimtare