Big Basta po punon për hapjen
e radios së parë Hip-Hop

Big Basta po punon për hapjen<br />e radios së parë Hip-Hop
Reperi i njohur Big Basta në një intervistë për "Kosovapress" ka zbuluar se është në punë e sipër për ndërtimin e radios së parë hip-hop në Shqipëri.

Ai premton që do të jetë një nga radiot e para më cilësore në Ballkan.

“Tani që po flasim, po punohet për të ndërtuar radion e parë hip hop në Shqipëri si edhe nga të parat cilësore në ballkan, MCN Radio me kompaninë prestigjoze të IPTV, MCN. Gjithashtu edhe po punohet ne studion time 042ZONE për shume projekte me këngëtarë të ndryshëm, si edhe për vete, tani do merrem me disa klipe për këngë të reja, sepse kam pak kohë që nuk jam në treg me këngë të mijat” është shprehur reperi për median kosovare.

Bigu tanimë i njohur dhe i pëlqyer jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, ka thënë se repi zë një vend të rëndësishëm në jetën e tij. Më tej ai ka zbuluar se një tjetër plan është marrja pjesë në “Top Fest”.

"Po marr pjesë me këngën "Fame" në bashkëpunim me Angelo, këngëtar që është pjesë e 042ZONE dhe po e punojmë albumin e parë solo. Në këtë festival pres shume dhe uroj që të më realizohet dëshira që kam”, thekson Big Basta.

Përsa i përket jetës private reperi ka thënë se është mjaft i lumtur me Vesën, duke  e konsideruar marëdhënien me të speciale.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos