Big Brother 8, Ikën Genci
dy banorë të rinj nisin aventurën

Big Brother 8, Ikën Genci<br />dy banorë të rinj nisin aventurën
Nga java në javë loja brenda shtëpisë së “Big Brother” sa vjen dhe bëhet më e vështirë. Genci lë shtëpinë, duke humbur kështu mundësinë për çmimin e madh. Ndërkohë, një tjetër suprizë ishte dhe hyrja e dy banorëve të rinj, Marsuelës dhe Kristit. Ashtu siç është premtuar në fillim, formula e lojës do të ndryshojë çdo të shtunë, duke suprizuar banorët dhe teleshikuesit.

Banorët këtë javë kanë bërë edhe mjaft thashetheme, ku më pikantët kanë qenë ai që Xhensila është shtatzënë dhe se Marina e Fabiani nuk kanë raporte të mira jashtë shtëpisë si kushërinj që janë, por të gjitha këto dhe të tjera janë thjesht thashetheme. Por, përballë këtyre gënjeshtrave, Ledioni u komunikon banorëve se ashtu si për thyerjen e etikës edhe për gënjeshtrat, Vëllai i Madh ka vendosur që t’i ndëshkojë banorët, të cilëve u është kërkuar që të moderojnë sjelljen dhe fjalorin në shtëpi.

Çmimi final ngjall dilema
Pavarëssisht lojës, qëllimi i të gjithëve është çmimi i madh prej 100 mln lekë. Edhe pse është diskutuar shumë herë prej tyre se sa mund të jetë çmimi final sepse në shtëpi ndodhen disa ekrane në të cilat shfaqet një shifër. Kjo shifër ka ndryshuar disa herë që nga momenti i futjes së banorëve në shtëpi. Ditën e parë çmimi në ekran ka qenë 111 milionë lekë ku 11 milionë ishte çmimi që iu vu në dispozicion Edisonit dhe Zaidës si liderët e parë që kishin për detyrë të bënin një zgjedhje për të marrë këtë çmim dhe 100 milionë ishte çmimi për fituesin e këtij Edicioni. Më pas në ekran janë shfaqur 65 milionë + 35 milionë dhe ky ndryshim shifrash ka bërë që banorët të mendojnë se përbri tyre, ndodhet një tjetër shtëpi paralele me ta. Kjo nuk është e vërtetë. Ledioni sqaroi banorët se 65 milionëshi është shuma që do të marrë fituesi, ndërsa 35 milioni është shuma e cila mund të fitojë secili prej tyre, duke kaluar prova të ndryshme kundrejt njëri-tjetrit, ose kundrejt Vëllait të Madh. Shuma që nuk fitohet prej banorëve nëpërmjet lojërave e provave, do t’i shtohet çmimit të madh.

Flirtet që ndezin debatet
Alba dhe Diedoni e kanë tashmë të deklaruar dashurinë e tyre. Ndërkaq në shtëpi Fatjoni vazhdon të “lëvizë”. Ai hoqi dorë nga Tea, ndoshta dhe sepse kësaj po i pëlqen më shumë të shoqërohet me Fisnikun dhe afrohet me Xhensilën. Ashtu siç pamë në klip ku u shfaqen flirtet mes banorëve gjatë kësaj jave, u vu akoma më shumë në dukje afrimiteti i çifteve. Opinionistja thotë “lojë aty brenda po bën Xhensila më shumë sesa Fatjoni” dhe më pas shton “Tea më duket e sinqertë”.
 
Marsuela kërkon një shans të ri
Banorja e re Marsuela është 34 vjeçe, nga Skrapari. Ka jetuar prej vitesh në Greqi, mes shumë peripecish dhe një jete të vështirë pasi ka humbur bashkëshortin dhe i është dashur që ta rrisë vajzën e saj e vetme, nuk e ka bërë dot kurrë jetën që ëndërron çdo vajzë ta ketë. Ndaj vjen në Big Brother për një shans të ri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mungoi në homazhe për shkak të vizitës në Itali, një kurorë me lule vendoset në emër të Begaj te Varreza e Dëshmorëve

Mungoi në homazhe për shkak të vizitës në Itali, një kurorë me lule vendoset në emër të Begaj te Varreza e Dëshmorëve