Big Brother Albania 8,
Diedoni bëhet xheloz për Albën

Big Brother Albania 8,<br />Diedoni bëhet xheloz për Albën
Vijojnë dinamikat në Shtëpinë e Big Brother Albania 8. Fabiani,Maria,Diedoni,Alba janë në oborr dhe po pinë cigare. “ Nëse historia juaj do të vazhdojë dhe të shkoni deri në martesë,si do ja bëni,ku do jetoni në Kosovë apo Tiranë?” pyet Fabiani.

Ai që merr fjalën është Diedoni: “E kemi diskutuar dhe duke qenë se profesioni ime më lejon të jetoj kudo dhe e kam më të lehtë të vi unë këtu”.

Fabiani jep mendimin e tij për marrëdhënien e tyre dhe u thotë se provë e fortë për Albën do të jetë nëse Diedoni del këtë javë. Alba thotë se është e mërzitur që ai është në nominim por që dalja e tij nuk do të ndikojë në lojën e saj.

Diedoni fillon të bëhet xheloz për faktin se Alba shprehu që është e mërzitur për nominimin e tij. Diedoni e përkthen këtë si një pamundësi e të qëndruarit vetëm në shtëpi dhe i thotë: “Ti nuk mund të rrish bosh”.

Alba e ndërpret duke i thënë se ai ka frikë të një lidhje tjetër të saj brenda shtëpisë dhe e kundërshton por më kot. “Vijnë banorë të rinj, vijnë bombera të rinj, vijnë nga Kosova siç ke qejf ti, ndihesh e vetmuar,në depresion, nuk ke çfarë të bësh se Diedoni shkoj” i thotë ai.

Alba merr të drejtën e replikës dhe i thotë që nuk është e vërtetë që do ndodhi ashtu. Ajo i thotë se nuk i ka qejf të gjithë Kosovarët dhe se do të mërzitej njësoj dhe po të dilte ajo vet.

Ndërkaq Alba fillon të qesh dhe të ndihet mirë që Diedoni bëhet xheloz. “Ti më sheh mua se çfarë bëj,ndërsa unë nuk di se çfarë do bësh ti jashtë” thotë ajo. Në këtë pikë ai e kalo duke qeshur dhe i kujton se ajo vete i ka thënë për sa kohë nuk merr vesh gjë të bëj ç’të dojë.


big brother albania 8

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv