Big Mama & Seldi, pranojnë “Dancing With the Stars”

Big Mama & Seldi, pranojnë “Dancing With the Stars”
Ditët e fundit po flitet tej mase për konkurentët të cilët do të marrin pjesë në edicionin e tretë të spektaklit “Dancing With the Stars”, por ende po mbahen sekret disa nga emrat e tyre që do të jenë pjesëmarrës. Mësohet se pas ftesës që Iiështë bërë dy artistëve të njohur Big Mama dhe Seldi Qalliu, këta të fundit kanë pranuar të jenë pjesë e lojës, e cila do të startojë së afërmi në televizionin Vizion plus. Ende nuk dihet se cilët do të jenë balerinët që do t’i shoqërojnë ata, por drejtuesit e programit kanë premtuar sivjet shumë surpriza. Seldi u bë i njohur më shumë sesa si këngëtar, pas pjesëmarrjes në Big Brother dhe duetet me Sinan Hoxhën, ndërsa Big Mama është një artiste shqiptare nga Maqedonia, e cila debuton prej vitesh me sukses në skenën muzikore.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim