Big Mama e nis me këmbë të mbarë

Big Mama e nis me këmbë të mbarë
I suksesshëm do të jetë edhe ky vit për Big Mama, pasi sapo ka filluar përgatitjet për videoklipin e saj më të ri, i cili do ta lançohet së afërmi. “Kënga është gati, ndërsa tani priten vetëm xhirimi i videoklipit. Nuk dua të zbuloj më shumë për këtë projekt, sepse jam duke u munduar të sjellë befasi për publikun”, ka thënë ajo. Gjatë festave të fundvitit Bigu ishte e ngarkuar me mbrëmje muzikore, natën e parë dhe të dytë ka qenë në Tetovë, ndërsa gjatë ditëve të festës u ka shpërndarë dhurata fëmijëve me probleme. “Edhe pse kam qenë e angazhuar me këngën, përsëri kam gjetur kohën të jem me fëmijët më të mirë të botës, ku gjatë tërë ditës u kam shpërndarë dhurata”, përfundoi ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim