“Më pëlqen shumë, mezi po prisja të hapej. Më pëlqejnë shumë ofertat, jam shumë e lumtur”. "Njerëzit të mirëpresin aq bukur sa s’ka. Shumë mirë, respekti, shërbimi cdo gjë. Më mirë nga gjithë të tjerët”. “Ju them të gjithë shqiptarëve që të vijnë të marrin në Big Market. Faleminderit Big Market”.
“Falenderim jashtë mase nga zemra, sepse na sollën vërtet Europën, Italinë këtu”. “Më pëlqen shumë sepse qyteti ynë e meritonte një mrekulli të tillë”, shprehen klientët.
Edhe presidenti i Big Market, Ilir Saliaj u shpreh mirënjohës ndaj klientëve që iu bashkuan familjes së madhe. "Është kënaqësi e paparë që sot në këtë ditë vere u realizua hapja e supermarketit tonë të radhës.
Shikoj një interesim shumë të madh nga populli i Shijakut, njerëz të cilët na japin një forcë dhe dëshirë për të punuar më mirë dhe më saktë. Ne do të ofrojmë shumë gjëra në Shijak, qoftë në cilësinë e mallrave, në çmimet që do të realizojmë. Të gjitha këto do të jenë pjesë e punës tonë”, tha Saliaj. Prej 19 vitesh Big Market operon në tregun shqiptar duke u ofruar njerëzve cilësinë më të mirë.
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO









