TIRANE - Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur italiane, Daria Bignardi e cila ndodhet për herë të parë në Tiranë, Shqipëri, ku ka prezantuar librin e saj “Akustikë e përkryer”. Bignardi ishte e ftuar në A1 Report dhe gjatë intervistës së saj në emisionin Tete a Tete përballë gazetarit Artur Nura, ka shprehur kënaqësinë e saj, për vendet e bukura që kaq gjetur në vendin tonë. “Jam entuziazmuar nga pritja dhe nga energjia që ka gjetur këtu”, ka deklaruar Bignardi gjatë intervistës në A1 Report.
Kjo është hera e parë që keni ardhur në Tiranë, kush janë përshtypjet e tua të para për Shqipërinë?
Përshtypja e parë është shumë e bukur. Kam ardhur pak orë më parë. Menjëherë me personi i parë që takova pata një ndjesi me shumë energji me shumë kuriozitet, ndjeva një ndjenjë familjariteti, po të mos ishte gjuha që shumë shqiptarë e flasin, edhe unë jam munduar të mësoj gjuhën tuaj por deri tani kam mësuar vetëm PO dhe JO, nuk më duket sikur kam kaluar kufirin. Përshtypja e parë është shumë interesante, përveç faktit se historia juaj është shumë interesante, e veçantë për një shkrimtar është shumë stimuluese
Jeni në Tiranë edhe për të prezantuar librin tuaj “Akustikë e përkryer” i përkthyer nga Dudaj. Keni pasur ndonjë përshtypje nga lexuesit e parë?
Jo nuk kam marrë asnjë përshtypje, mesi pres. Sapo kam filluar të flas për këtë libër, libri nuk ka shumë që ka dalë dhe unë mezi pres ndonjë lexues të më shkruaj, ju ftojë të gjithë të më shkruani në Facebook. Libri ka dalë në Itali dy vjet më parë, është përkthyer në shqip, ashtu si libri i parë “Nuk do ju lejë jetim”, është përkthyer në gjuhën shqipe. Mezi pres që një lexues shqiptar të më shkruaj në Facebook ose në Twitter.
Kur erdha dje prezantova librin në Institucionin Italian të Kulturës. Atje kishte disa lexues që e kishin lexuar 3 librat në italisht. Libri i parë është autobiografik, flitet për mamanë time, një mama që kishte shumë ankth, ishte gati një sëmundje e vërtetë. Unë kam qenë një viktimë e saj, kam pasur një marrëdhëni shumë konfliktuale ka qenë një marrëdhëni me shumë dashuri dhe dhe shumë konflikte.
Çfarë sjellë për lexuesit libri i ri? Mund të jetë i përshtatësh edhe për lexuesit shqiptarë?
Me siguri që po. Ky libër ka dy personazhe, naratori është mashkull është një burrë që quhet Arno. Është profesor, ai luan në violinë, pra është violinçelist. E shoqja Sara, papritur zhduket, le një biletë dhe disa fjalë dhe thotë se duhet të largohet. Këtu fillonë historia. Unë doja të shkruaja një histori dashurie, një histori romantik. Ajo që doli është një histori formimi, është historia ku burri bën një kërkim për të gjetur gruan, të mësojë ta njoh.
Ai e kuptonte për shumë vjet, ata janë takuar shumë të rinj, pastaj ritakohen përsëri shumë vjet më vonë. Ai e kupton se në ato 16 vjet që nuk janë parë, ndodhën gjëra që ai nuk i kishte kuptuar. Ajo kishte dhënë disa sinjale por ai nuk ka ditur ti kap. Pra ai është i detyruar ta njoh të shoqen. Më pas do të dali që duke kërkuar të shoqen ai do të nxjerrë veten. Pra nuk është nëj histori dashurie.
Kjo është një histori realiste?
Shumë lexues italianë më kanë thënë se shumë gra e kanë gjetur veten tek Arnoja dhe shumë burra tek Sara. Nuk janë një burrë dhe një grua tipike, janë dy karaktere shumë të ndryshme, personazhe të ndryshme. Kanë dëshirë të njohin dhe të kuptojnë dhimbjen. Disa si Arnoja nga dhimbja kanë frikë dhe nuk duan të përballen me të. Ndërsa të tjerë si Sara kanë nevojë ta penetrojnë dhimbjen për ta kuptuar dhe për ta kaluar.
Nëse flasim për shoqëri shqiptare kemi të bëjmë me një shoqëri maskiliste por në aq sa e njoh unë kulturën dhe shoqërinë italiane, është ndryshe maskilizmi në Itali?
Për mendimin tim varet, nëse flasim për sferën familjare apo flasim për punë. Do të pranojmë se ka shumë dallime midis veriut dhe jugut. E dini që tani kemi qeveri të re, kemi 8 gra ministre dhe 8 minista burra.
Ka pasur emërime në shoqëri publike. Janë vendosur gra, pra ka një dëshirë për të ndryshuar edhe në këtë drejtim. Sa i përket shoqërisë, të shikosh lajmet nëpër gazeta akoma ndodhin shumë faktet e dhunshme, të tregojë se maskilizmi nuk ka vdekur aspak, është atje. Gratë po punojnë shumë, janë të pranishme në shoqëri, por nuk janë akoma në pozicione drejtuese.
Do të zërë më shumë vëmendje në shoqërinë tonë edhe pse kryeministri ynë po mundohet të bëjë gjëra të ngjashme por jo në të njëjtën masë si kryeministri Renzi?
Edhe unë kam vënë re shumë ngjashmëri. Sot, takova ministren Mirela Kumbaro. Atje gjeta një përqasje shumë të ngjashme me ministret e vendit tim, në një marrëdhënie shumë informale. Unë kam një program në televizion, ku intervistoj shumë ministre të reja dhe këtu kam gjetur një marrëdhënie jo formale.
Dua t’ju pyes meqë keni një karrierë të gjatë si gazetare, dhe tashmë edhe si shkrimtare. Në artin e komunikimit, unë jam nga ata që kur mendoj të shkruaj diçka dua t’i jap një mesazh shoqërisë time për atë që unë mendoj se mund të jap një kontribut për atë që është e rëndësishme për të përmirësuar realitetin. Si studiuese, gazetare dhe shkrimtare në cilën nga këto forma arrin më mirë mesazhi?
Nuk është e lehtë të shpjegohet. Me librin hynë më në thellësi. Ndoshta sepse lexuesi të lexon brenda një jave apo brenda një muaji, pra është një marrëdhënie më intime me historinë që ti tregon. Pra është një histori që hyn brenda lexuesit nëpërmjet tregimit të kësaj historie. Unë kam një rubrikë në Vanity Fair, atje shkruaj çdo javë, atje shkruaj për aktualitetin. Ajo është një marrëdhënie më konstante, me lexuesin por që ka gjithnjë lidhje me aktualitetin. Me televizionin ti arrin në më shumë njerëz, numrat nuk mund të krahasohen, në televizor nuk mund të krahasohen numrat me ata që të ndjekin përmes librave.

(Në foto: Daria Bignardi gjatë intervistës në A1 Report)
Unë si gazetar mundohem të komunikoj gjithnjë me telespektatorin, me lexuesit dhe mundohem të kap edhe opinionet e tyre sepse mendoj se është e rëndësishme për një gazetar. Nuk e di nëse keni pasur rastin të vendosni një dialog?
Është shumë më e vështirë për mua dialogu me telespektatorin se, sa me lexuesit. Telespektatori ka një marrëdhënie që unë e kuptoj shumë mirë, është më kritik, sepse është ndoshta më sipërfaqësor. Është i lidhur me çastin me realitetin, me atë që po ndodh në atë çast. Pra feed-backu që unë marr, lidhet me çastin. Ndërsa lexuesi i cili ka kohën të reflektojë, të mendojë, të përpunojë, të shkruan diçka ndoshta më intime. Por të gjitha këto reagime janë të rëndësishme.
Si gazetar i shtypit ashtu edhe e televizionit dhe radios, jam munduar të komunikoj me publikun për të vendosur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë përmes telefonatave. Prandaj kam menduar një emision të tillë pasi jam më komod si gazetar, ose lexoj një libër dhe sjell atë mesazh të atij libri për t’ja sjellë opinionit publik, sepse jo të gjithë lexojnë, nuk e di në Itali, por të paktën në Shqipëri përqindja është shumë e ulët?
Të dhënat që kam lexuar unë tregojnë se lexohet shumë pak edhe në Itali, në krahasim me Evropën e Veriut. Bashkëshorti im drejton një gazetë online dhe ai mendon se është normale që lexohen pak librat, pasi rëndësi ka marrja e informacionit. Lexohet edhe në Twitter, të lexojmë gazeta, është një marrëdhënie tjetër. Unë ndoshta jam më sentimentale, në këtë drejtim. Unë kam pasur një mama që ishte mësuese, ka studiuar letërsi franceze dhe ruse. Unë jam rritur, me romanet franceze dhe ruse që janë romanet më të bukura në botë. Prandaj jam rritur me këtë marrëdhënie, në kënaqësinë për letërsinë. Dhe në letërsi ka shumë kënaqësi, ka shumë zbavitje dhe kjo është shumë e rëndësishme kur flasim për kulturë. Unë jam rritur duke lexuar shumë Gogolin, Dostojevskin, Tolstoin, autorë që ndoshta po t’i dëgjojnë fëmijët e mi tremben, por unë zbavitesha, kam kaluar një fëmijëri të jashtëzakonshme.
Dua t’ju pyes meqë keni dy ditë në Shqipëri, dhe keni sjellë një libër në vendin tonë. Meqë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, sidomos në kohët e fundit janë shumë dinamike, madje pronari i këtij televizioni është një gazetar italian që jeton prej vitesh në Shqipëri, dhe me sa kuptoj unë marrëdhëniet mes dy vendeve do të bëhen edhe më dinamike, edhe përmes punës së ambasadës italiane. Keni menduar të ktheheni dhe të dialogoni me qytetarët shqiptarë, pra të krijoni një dialog me lexuesit shqiptarë. Pra keni menduar ndonjë projekt për tu rikthyer në Shqipëri?
Mua do më pëlqente shumë nëse ky libër do të lexohej.
Me siguri do të lexohet..
Mua do më pëlqente ta njihja më mirë Shqipërinë, sepse në këto 3 ditë e kam shumë të vështirë për ta njohur. Tani që kam kuptuar që është kaq afër..
Nga ne thuhet, më mirë vonë se kurrë...
Pikërisht, jo vetëm për këtë. Vura re gjithë këtë familjaritet. Unë kam shumë dëshirë për tu rikthyer, por kam dëshirë për të njohur natyrën shqiptare.
Duhet të shkruani një roman tjetër..
Nuk e di por kam parë fotografi të jashtëzakonshme të vendeve natyrore, brigjeve, maleve. Mua më pëlqen shumë natyra e paprekur. Unë shkoj në vende të shkreta, sepse të japin shumë energji. Në Shqipëri ka shumë vende të tilla. Prandaj do të kisha shumë dëshirë të rikthehesha, ndoshta me pushime. Unë kam marrë shumë energji nga njerëzit që kam takuar. Kam gjetur njerëz vërtet të veçantë.
Ndoshta nga njerëzit në përgjithësi por edhe nga gratë?
Më ka rastisur të njoh më shumë gra se burra sot, si botuesja Arlinda Dudaj, shkrimtarja-gazetarja, Rudina Xhunga më kanë pritur dhe unë ato i kam gjetur shumë të forta, shumë dinamike. Prandaj kam pasur këtë ngrohtësi femërore. Përveç energjisë së njerëzve tani do të doja të thithja edhe energjinë e natyrës dhe peisazheve shqiptare.
Unë shpresoj që kjo të realizohet jo vetëm për pushime por edhe për të kuptuar një pjesë të kulturës dhe të shoqërisë sonë ashtu siç bëjmë ne me historinë dhe kulturën e Italisë?
Unë tashmë kam filluar dhe nuk besoj se do të ndaloj sepse më duket tepër interesante historia juaj. Është një histori kaq e veçantë, unike dhe është kaq afër nesh. Dje takova një shkrimtar shqiptar që tani jeton në Nju Jork, dhe që më ka treguar se kur ishte i ri më tregoi një histori të gazetës së sportit në vitin 1974, në një kohë kur nuk kishte gazetari të lirë. Ai kishte gjetur faqen e gazetës “Gazetta dello Sport”, e cila ishte botuar 3 vjet më parë dhe fliste për një ndeshje, Interin dhe tha se e kishte ruajtur këtë faqe gazete prej 10 vjetësh. Më preku shumë, është një histori e papërsëritshme e juaja. Mendoj se ne italianët duhet ta njohim edhe më mirë.
Ke të drejtë. Kur ke dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë?
Gjithmonë kam dëgjuar për Shqipërinë. Të lëmë mënjanë hipokrizinë, ne kemi dëgjuar për anijet klandestine kur njerëzit largoheshin nga Shqipëria. Ndërsa më parë jo. Kishim lajme shumë të mistershme.
Është e vështirë të gjendet diçka për historinë shqiptare në Itali?
Pikërisht edhe për këtë duhet të dimë më shumë. Prandaj shkrimtarët shqiptarë, është mirë të përkthehen në italisht. Është një histori kaq e veçantë, kaq afër Italisë. Duhet të tregohet në Itali. Ndërsa ne dimë gjëra më sipërfaqësore, për balerinë, ndonëse mund të jenë me të vërtetë të zotë, kemi dëgjuar për këngëtarë, për muzikantë. Kemi dëgjuar për Kadarenë e madh natyrisht dhe por flasim për një shkrimtar të madh. Por nuk është vetëm kjo, këtu shikoj shumë të rinj që kanë energji të madhe.
Redaksia online
(ec/esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com