Roma e Gasperinit ia ka dalë të fitojë me lehtësi kundër Genoa-s në javën e 17 të Seria A. Verdhekuqtë fituan 3-1 në Olimpico, teksa gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës falë Soule-s. Argjentinasi zhbllokoi rezultatin edhe falë një devijimi, ndërsa të njëjtën gjë do të bënte edhe pak çaste më pas Manu Kone, i cili dyfishoi rezultatin.
Po në pjesën e parë, ekzaktësisht në minutën e 31, do të realizonte edhe sulmuesi Ferguson, që me golin e 3 vrau shpresat e ekipit të De Rossi-t për pikë.
Genoa u përpoq në pjesën e dytë të rihapte llogaritë, por vetëm goli i Ekhator në minutën e 87 ishte i pamjaftueshëm. Miqtë, por edhe De Rossi ndaj skuadrës që shkruajti historinë si lojtarë, pësuan humbjen e 3 radhazi në kampionat, që i lë në pozita të vështira për të mbijetuar.
Nga ana tjetër, Roma me këtë fitore, u ngjit në vendin e 4 në kuotën e 33 pikëve, 1 më shumë se Juventusi i vendit të pestë që vjen pas një ecuria me 3 fitore radhazi.
Komente




