Bilanci i 2020-s/ Guvernatori i BSH, Sejko: Masat e pjesshme kufizuese po ngadalësojnë ekonominë, nga shtyrja e kredive kanë përfituar 25 mijë klientë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën e fundit për këtë vit tha se ekonomia u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit, por u ngadalësua disi pas masave kufizuese. Guvernatori njoftoi se  masat e marra nga Banka e qendrore përmirësuan situatën e kredive në vend

“Pandemia COVID-19, ka shkaktuar tkurrje ekonomike, rritje papunësie, vështirësi për biznesin dhe inflacion të dobët”, u shpreh në konferencën e fundit për këtë vit guvernatori Gent Sejko.

Kështu e ka nisur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko konferencën  fundit të politikës monetare për këtë vit. Sipas tij ekonomia e vendit njohu një rikuperim në tremujorin e tretë, por tashmë po ndikohet nga masat e pjesshme kufizuese.

“Ekonomia e vendit ka shënuar kthesë rikuperimi në tremujorin e tretë, megjithatë rikuperimi ekonomik mbetet i rrezikuar. Përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe rikthimi i disa kufizimeve në tremujorin e katërt sugjerojnë një rikuperim më të ngadaltë të aktivitetit ekonomik”, pohoi guvernatori i BSH.

Guvernatori bëri edhe një bilanc për kërditë e shtyra dhe ristrukturuar në vend pas ndërhyrjes së bankës qendrore me moratorium.

“Po ashtu, ne lehtësuam në mënyrë të përkohshme rregulloret e funksionimit të sektorit bankar, duke nxitur shtyrjen në kohë të pagesës së kësteve të kredisë dhe ristrukturimin e saj. Nga kjo lëvizje u vendos në moratorium mbi 40% e portofolit të kredisë bankare, duke lehtësuar barrën financiare mbi bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme. Gjithashtu, nga ristrukturimi i kredisë kanë përfituar mbi 25 mijë klientë bankarë, duke rritur qëndrueshmërinë e plan-bizneseve të tyre afatgjata”, u shpreh Sejko.

Nga ana tjetër guvernatori pohoi se norma bazë e interesit do të mbetet 0.5%, për sa aq kohë sa rreziqet do të jenë prezente në ekonomi.

“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm. Për këtë arsye, ai vendosi: të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%; të lerë të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 0.9%. Këshilli Mbikëqyrës vëren se zhvillimet e pritura makroekonomike janë të rrethuara nga pasiguri dhe të ekspozuara ndaj rreziqeve të kahut të poshtëm. Në veçanti, rreziqe të kahut të poshtëm burojnë nga: përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe thellimi i ndikimit të saj në ekonomi; shkalla e dëmtimit të kapaciteteve prodhuese dhe mundësia e një rikuperimi më të ngadaltë të kërkesës së brendshme dhe asaj të huaj; lindja e vështirësive në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat, në formën e rritjes së ngadaltë të kredisë bankare, apo në formën e luhatjeve të forta të treguesve të tjerë të tregut financiar”, pohoi Sejko.

Sa i takon kredive me probleme Sejko tha se mbeten në nivel të qëndrueshëm, por njoftoi se ky ato do të vihen në provë vitin që vjen .

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)