Arsimi në 'analizë'/ Studentët jashtë 'Pakos së Madhe', Kushi: Indirekte, mbështetëm familjet e tyre! Muzhaqi: Projekt i ri për kurset e IT, mbulohet nga qeveria

TIRANË- Edhe pse u ndjenë të përjashtuar, studentët nuk u harruan nga ministria e Arsimit edhe pse nuk ishin pjesë e 'Pakos së Madhe' të qeverisë. Për ministren Kushi, ndihma e kryesocialistëve ndaj kësaj kategorie ishte indirekte, pasi u përkrahën familjet e tyre. Ministrja u shpreh se një stimul i madh për studentët nga bashkia Tiranë ka qenë ulja e tarifës së konvikteve, përgjysmimi i tarifave për transport dhe fakti se shumë nga familjarët e tyre të prekur nga Pakoja e Madhe, morën u përkrahën, e thënë ndryshe, ndihma ndaj tyre ishte e tërthortë.

Një tjetër çështje në të cilën u ndla ministrja e Arsimit, ishte edhe emigrimi në masë i të rinjve nga vendi i tyre. Për largimin e të rinjve nga Shqipëria, ministrja Kushi është shprehur se po punohet për të rritur cilësinë e shkollave dhe universiteteve nëpërmjet politikave të ndërkombëtarizimit. Sipas saj një nga arsyet se pse emigrojnë të rinjtë është cilësia në institucionet arsimore.

Bilanci i një viti ministrinë e arsimit nuk e shqetësojnë as degët që mbyllen, kjo pasi në disa degë nuk plotësojnë as numrin minimal për t'u mbajtur të hapura.

 “Nuk është fundi I botës pse mbyllet një degë, hapen të tjera"- tha ndër të tjera Kushi.

E pyetur nga gazetarja, Enxhi Musaj për skemat prioritare në arsimin e lartë, Kushi tha se nuk kanë dështuar, por thjesht duhet të presim pak në kohë pasi "zakoni" i shqiptarëve është t'i lënë gjërat për ditën e fundit. 

Ministrja foli edhe për disa ndryshime që do të bëhen në Maturën shtetërore ku nxënësit do të kenë mundësi të kërkojnë testin e korrigjuar. Kushi u shpreh se një ndër çështjet që po përqendrohet ministria e Arsimit është transporti në mënyrë që të ketë më shumë ulje të numrit të klasave kolektive.

Edhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka listuar një sërë projektesh për t'u angazhuar të rinjtë.

Ajo është shprehur se aktualisht qeveria do të mbulojë një pjesë të kostos për kurse profesionale në Teknologjinë e Informacionit. Ministrja u shpreh se në bazë të mundësive do të jetë edhe përqindja e ndihmës nga qeveria. Muzhaqi tha gjithashtu se qeveria nuk do mbulojë vetëm kostot por edhe të mundësojë një treg pune për këta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
A dështoi skema e degëve prioritare? Kushi: Ne shqiptarët i lëmë ndonjëherë gjërat për ditën e fundit

1673521873_finalprojekt.00141103.Still008.jpg

Për ministren e Arsimit Evis Kushi skema e degëve prioritare në arsimin e lartë nuk ka dështuar. Di

E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Enxhi Musaj ditën e sotme ajo deklaroi se afati i regjistrimit nuk ka përfunduar ende dhe do të pritet deri ditën e fundit për të parë rezultatin.

“Afati i fundit është data 31 Janar. Ne shqiptarët i lëmë ndonjëherë edhe gjërat për në fund. Sot që flasim nuk kemi një bilanc sepse po presim të mbarojë afati dhe atëherë do të kemi rezultatin. VKM u mor në muajin maj ose prill dhe vendimi për të shkuar në universitet nuk merret as në maj dhe as në qershor sepse maturantët e kanë bërë lëndën me zgjedhje. Pritshmëritë tona më të mëdha janë për vitin e ardhshëm.

Këtë vit presim, megjithatë fakti që ne kemi regjistrime te Agjencia për Financime  Arsimit të Lartë tregon që studentët e kanë mirëpritur. Politikat në arsim nuk i japin efektet e menjëhershme. Kërkojnë  më shumë kohë edhe për t’u matur në fund të fundi. Ndonjëherë pasioni prevalon mbi stimulin që mund t’i japim ne një të ri që do të shkojë për mjekësi përveç faktit kur vjen nga një familje me vështirësi ekonomike”, tha ministrja.

Ministria e Arsimit që prej një muaji ka hapur thirrjen për studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga programi i mbështetjes studentore.

Ora 12:09
Studentët jashtë 'Pakos së Madhe', Kushi: Ndihmohen në mënyrë indirekte, mbështetëm familjet e tyre

1673521606_finalprojekt.00072823.Still006.jpg

Ministrja Kushi është shprehur se edhe pse studentët janë jashtë ndihmës së Pakos së Madhe ata ndihmohen nga mbështetja e qeverisë nga familjet.

"Studentët mund të mos jenë përfshirë në mënyrë direkte por ata janë përfitues në formë indirekte nëpërmjet prindërve dhe familjeve të tyre. Mbështetja ndaj familjes së tyre është ndihmë edhe për ta, më pak pagesë për energjinë etj. Çmimi i biletës falas të transportit për studentët. Përgjysmimi i tarifave të fundvitit për rezidentët në konvikte."- tha Kushi.

Ora 12:03
Largimi i të rinjve nga Shqipëria, Kushi: Do i mbajmë këtu duke rritur cilësinë në shkolla e universitete

1673520931_WhatsAppImage20230112at10.59.041.jpeg

Për largimin e të rinjëve nga Shqipëria, ministrja Kushi është shprehur se po punohet për të rritur cilësinë e shkollave dhe universiteteve nëpërmjet politikave të ndërkombëtarizimit. Sipas saj një nga arsyet se pse emigrojnë të rinjtë është cilësia në institucionet arsimore.

"Kur diskutojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët në Shqipëri, pikërisht për këtë arsye kemi politikën e ndërkombëtarizimit. Se ne i nxisim të jetojnë dhe të studiojnë në Shqipëri. Sepse ishte vënë re që ata më të mirët që kërkonin cilësi më të lartë detyroheshin të shkonin jashtë. Dhe duke rritur standardet do jetojnë këtu.  Jo vetëm që do kenë cilësi të mirë por edhe kosto të ulëta.

Për këtë arsye ne fondin e ekselencës këtë vit e riformatuam për të mbështetur të rinjtë shqiptarë."- tha Kushi.

Ora 11:54
Projekti TIK, Kushi: Nuk kemi kapacitet për këto programe në të gjithë shkollat! Do marrim kredi të butë për të plotësuar të gjitha nevojat

1673520931_WhatsAppImage20230112at10.59.041.jpeg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se nuk janë kapacitetet e mjaftueshme për projektin TIK në të gjithë shkollat por mbetet prioritet që të plotësohen këto nevoja.

“Nuk i kemi të gjitha kapacitetet dhe kjo është sfida. Kemi shkolla me laboratorë smart. Objektivi ynë ku po punojmë është që të ketë afate dhe rezultate me Bankën Botërore. Ne do hapim 200 laboratorë të tjerë. Po kështu po punojmë për mbi 600 shkolla të tjera me projekt me kredi të butë që t’i plotësojmë sot këto nevoja. Nëse do presim buxhetin e shtetit, kjo do të marrë kohë. Por e kemi një nga prioritetet absolute”, tha Kushi.

Ora 11:37
Muzhaqi: Projekt i ri për kurset në fushën e IT, një pjesë të kostos mbulohet nga qeveria! Aplikimi do bëhet nga E-Albania

 

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi është shprehur se aktualisht qeveria do të mbulojë një pjesë të kostos për kurse profesionale në Teknologjinë e Informacionit. Ministrja u shpreh se në bazë të mundësive do të jetë edhe përqindja e ndihmës nga qeveria. Muzhaqi tha gjithashtu se qeveria nuk do mbulojë vetëm kostot por edhe të mundësojë një treg pune për këta.

"Mbështetje financiare nga ana e qeverisë për kurset profesionale për të rinjtë që duan të profilizohen në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit. Mënyra më e mirë është duke financuar një pjesë të kostos për t'u bërë pjesë e këtyre programeve dhe qendrave të teknologjisë. S'kemi lënë mënjanë për të rintjë që janë me aftësi të kufizuara, ne do të japim 20 mijë lekë për fëmijët me aftësi të veçanta. Mbështetja e dytë është e lidhur me tregun e punës. Duam, që ata të profilizohen. Ne jemi duke bashkëpunuar me bizneset. Aplikimi do të bëhet përmes E-Albanias."- tha Muzhaqi.  

Ora 11:22
Ndryshimet në Maturën Shtetërore, Kushi: Do ngrihet komision transparence për nxënësit që kërkojnë rivlerësim testi

 

Ministria e Arsimit, Evis Kushi ka treguar disa ndryshime që do të bëhen në Maturën Shtetërore.

“Provimi i informatizuar për programin mjekësi e përgjithshme do të zhvillohet në mjediset e qendrës së shërbimeve arsimore. Fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati. I kanë pyetjet atje dhe do të shmangë problemin që ndonjë pyetje mund të jetë jashtë programit apo mund të ketë gabime shkencore. Ky problem që kemi pasur në ndonjë rast eliminohet sepse konstatohet para 6 muajsh.

Rregullorja e re e Maturës shtetërore ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë.”, tha Kushi.

 

Ora 11:21
Nga 'Kampioni në shkollën time' te bibliotekat zanore për nxënësit që nuk dëgjojnë, Kushi sjell nismat e projektet e reja për këtë vit

 

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi ka prezantuar sot disa nga nismat dhe projektet e reja për këtë vit. Kushi ka prezantuar sot disa nga projektet e reja që ndihmojnë nxënësit të marrin shembujt e duhur. Por edhe një vëmendje të veçantë do marrin edhe nxënësit të cilët nuk dëgjojnë tashmë do kenë bibliotokë zanore.

"Kemi shumë nisma si 'Kampioni në shkollën time', për  të gjithë sportistët elitarë, duam që nxënësit të kenë model ata që kanë sukses në fushën e tyre por edhe kanë sukses mbi shoqërinë.

Kemi projekte të tjera, si biblioteka zanore për nxënësit nuk shikojnë. Aty lexojnë literaturë artistike etj. Ne kemi bibliotekë inovative e digjitale për këta nxënës. Dhe, për vitin 2023 lajmi i bukur është 3 stadiumet e reja për Durrës, Vlorë e Korçë, jemi në fazën kur do bëjmë projektimin. S'duam thjesht stadiume por qendra tregtare, shërbime hotelerie e biznesi. Në mënyrë që këto stadiume e komplekse sportive të sjellin hov të ri."- tha Kushi,

Ora 10:55
Kushi përmend sfidën e madhe: Po përqendrohemi te transporti, të 'eliminojmë' klasat kolektive! Po punojmë për rimbursimin e biletës

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka ndarë në konferencën e saj për shtyp, arritjet por edhe sfidat e këtij viti. Kushi u shpreh se një ndër çështjet që po përqendrohet ministria e Arsimit është transporti në mënyrë që të ketë më shumë ulje të numrit të klasave kolektive. 

Kushi u shpreh se transporti për fëmijët mbetet një sfidë po po punonë për rumbursimin e biletës.

“Është sfida tonë. Kemi hapa pozitivë por ka ende shumë punë sepse jo në të gjitha zonat periferike mbulohet shërbimi i transportit që të ketë një mjet që ofron shërbimin. Ne i rimburojmë familjet dhe ata gjejnë zgjidhje alternative. Qëllimi të garantojmë trasportin për nxënësit.

 

"Qëllimi ynë është që nxënësit që mësojnë në klasa kolektive të transferohen në klasa më normale. Por nëse nuk ka mundësi transporti ata janë të detyruar të vazhdojnë në shkolla ku nuk kanë mundësi të mira. Ndaj ne po përqendrohemi te transporti.

Shpesh herë edhe prindërit na thonë që i duam fëmijët afër por pa kushte shumë të mira, ndaj ne përpiqemi të punojmë me transportin etj. Sepse klasa kolektive ka edhe një sfidë tjetër që nuk u japin mësimin mësues të profilit."- tha Kushi.

Ora 10:45
Nga abetarja e përbashkët unike te mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe, Kushi rendit arritjet e 2022: Nuk i përmbushim ende 100% nevojat

 

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka renditur arritjet e vitit 2022 për arsimin duke përmendur se po punohet për të rritur ndjeshëm numrin e mësuesve ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe si dhe abetaren e përbashkët unike Shqipëri-Kosovë.

“25 shkolla dhe ambjente sportive rikonstruktuam gjatë vitit 2022. Kemi 79 godina arsimore e kopshte të rindërtuara. Dua të përmend 12 shkollat e reja të Bashkisë së Tiranës që arritën të hapeshin dhe janë investime shumë të mira e me perspektivë për vetë rritjen. Kemi ndërhyrë gjatë vitit 2022 në të gjitha aspektet e cilësisë së shërbimeve arsimore. Kemi patur vëmendje të shtuar për nxënësit me aftësi ndryshe gjatë vitit 2022, kemi rritur ndjeshëm numrin e mësuesve ndihmës që tashmë janë me profil të arsimit special. Në bashkëpunim me universitetet janë hapur programe të reja për mësues ndihmës për nxënës me aftësi ndryshe. Nuk i përmbushim 100% nevojat por shpresojmë që shumë shpejt mësuesit të jenë të gjithë të arsimuar me shërbim special.

Qëllimi është edhe t’i kualifikojmë e trajnojmë që puna e tyre të jetë më cilësor. Kemi ndërhyrë edhe te punonjësit psiko social që të jetë shërbim i standartizuar. Kemi 880 punonjës psikosocial. Ka ndërgjegjësim të rritur nga nxëenësit dhe prindërit për cilësinë e këtij shërbimi.

Jam krenare që këtë vit hapëm shkollën e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë. Edhe abetarja e përbashkët unike është punë e bërë me shumë përkushtim”, tha Kushi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • todi: 12/01/2023 11:42

    Bravo zonja ministre, me vullnet te mire e kembengulje po arrin rezultate te mira ne fushen e arsimit. Ju pergezoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja