Të dhënat statistikore të përpiluara nga Prokuroria e përgjithshme të cilat i janë dorëzuar Kuvendit tregojnë se krimi ka pësuar ulje për vitin 2023. Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2023 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.
KOEFICIENTËT E KRIMINALITETIT PËR 100,000 BANORË
Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koeficenti i kriminalitetit ka qenë 920.
Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë:
-Në qarkun Berat që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2023 është 672;
-në qarkun Dibër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 523;
-në qarkun Elbasan që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 583;
-në qarkun Fier që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 758;
-në qarkun Gjirokastër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1154;
-në qarkun Korçë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 809;
-në qarkun Kukës që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 797;
-në qarkun Lezhë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1209;
-në qarkun Shkodër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 844;
-në qarkun Vlorë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1301 dhe në qarqet Tiranë e Durrës që përfshijnë Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e Durrës koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 917.
Lajmi kryesor: