Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama bëri bilancin e sezonit turistik veror, të cilin e cilësoi si më i mbari ndonjëherë, jo vetëm nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaja, por edhe sa i takon pastërtisë e shërbimeve publike. Në një takim ku ishin të pranishëm, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, si dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako, kreu i qeverisë bëri me dije se tashmë ka filluar puna përgatitore për sezonin e ardhshëm, me ambicien për më shumë e më mirë.

Duke ju referuar shifrave të para vitit 2013, kryeministri Edi Rama tha se nga 4% të prodhimit të brendshëm bruto që ishte në atë kohë, sot është 17% e prodhimit të brendshëm bruto. Kreu i qeverisë në fjalën e tij nënvizoi se synohet se që të hiqet fjala sezon turistik, pasi Shqipëria duhet të jetë turistike 365 ditë të vitit. Nga ana tjetër ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se 30% e plazheve në vitin 2023 do të jenë publike. Kumbaro ka bërë me dije se stacionet e plazheve dhe ato për mjete lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës. Në bilancin e sezonit turistik veror, Kumbaro u shpreh se aplikimet do të hapen nga data 1-30 dhjetor.

“Stacionet e plazheve, dhe stacionet për mjetet lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës. Nga data 1-30 dhjetor do të jenë të hapura aplikimet për certifikimin e aktivitetin për ofrimin e mjeteve lundruese, po ashtu është koha për të aplikuar edhe për stacionet. Në vitin 2023, 30% e plazheve do të jenë publike”, tha Kumbaro.

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek argëtimi për fëmijët gjatë sezonit turistik, ku tha se nuk do të jepen më leje për fshatrat turistike, që nuk ofrojnë hapësira argëtimi për fëmijë dhe ky kriter do të shtohet dhe për hotelet. Sa i takon zhvillimit të turizmit, kreu i qeverisë u ndal edhe tek portet turistike në vend, ku tha se do të sjellin kategori turistësh që lënë varkat dhe konsumojnë në hotele e restorante. Sipas tij, kjo sjell rritje pagash dhe zhvillim ekonomik për vendin. Rama përsëriti thirrjen për të rinjtë që mendojnë emigrimin drejt Britanisë dhe paguajnë deri në 30 mijë paund për të ikur drejt Anglisë. Rama bëri thirrje që ato të investojnë në agroturizëm se do të kenë më shumë të ardhura.

SFIDAT E SEZONIT TË ARDHSHËM
-Duhet të bëmë më shumë për sigurinë në plazhe tragjedia ishte një kambanë e fortë alarmi. Nuk do të lejohet përdorimi i skafeve dhe jet skive kudo por do të vendoset në një vend të caktuar. Do të ketë një njësi speciale në polici për këtë çështje 
Struktura kufitare e policisë së shtetit nuk ishte brenda pritshmërive dhe duhet të riformohet, do të fuqizojmë kompetencat e rojeve bregdetare dhe do të tërheqim institucionet që s’kanë punë me detin 
-Kemi boshllëk në dimensionin e kulturës, historisë dhe argëtimit sidomos për fëmijët në sezon turistik. Kemi aktivitete vetëm për të rriturit dhe jo për fëmijët. S’ka më leje për fshatra turistik që nuk kanë komponentin e argëtimit të fëmijëve, do të bëjmë çmos që argëtimi i fëmijëve nëpër hotele
Do të ketë një njësi speciale për hartimin e kalendarit me aktivitetet kulturore e artistike, e historike për sezonin e ardhshëm
-synimi ynë është që ta heqim termin sezon turistik po 365 të jenë turistike 
Sfidë tjetër është edhe punësimi 
- Kemi një problem me ndërtimet pa leje, edhe pse janë më pak përsëri është problem. Kemi shumë ndërtime me leje por kanë abuzuar me volumin e lejeve. Ne do ta shtrëngojmë më shumë punën ndaj ndërtuesve pa leje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Rama për ndërtimet pa leje: Prokurorët mbyllin me para çështjet e ndërtuesve të mëdhenj! I nxjerrin bojën Shqipërisë me kotec pulash

1664273506_WATERMARKREPORTtv.01183207.Still012.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ndërtimet pa leje duke thënë se prokurorët e mbyllin me para çështjen kur flitet për ndërtuesit e mëdhenj dhe i nxjerrin bojën shtetit duke u marrë me kotec. Për këtë të fundit i referohet rastit të Vlorës kur e moshuara përfundoi në gjyq për kotecin e pulave.

“Jemi ndjerë shumë herë të turpëruar për fajin e llumit në drejtësi. Llumi në drejtësi bashkë me atë në policinë e shtetit dhe atë nëpër inspektoriate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna tek ndërtuesit e mëdhenj, e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një mur, një gjysmë shtese në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike.

Një kotec, një avulli, dritaret e Bojken Lakos, që me të marrë me të nxjerr dhe bojën botërisht jo vetëm si individ por edhe gjithë shtetin si dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës”, tha Rama.

Ora 12:10
Rama: Sfida e Shqipërisë 2030 të heqim fjalën sezon turistik, vendi të jetë turistik 365 ditë të vitit

1664271351_Screenshot2.jpg

Kryeminstri Edi Rama gjatë fjalës së tij në kuadër të bilancit të sezonit turistik, u shpreh se synimi i Shqipërisë 2030 duhet të jetë të heqë fjalën sezon turistik, pasi Shqipëria duhet të jetë turistike 365 ditë të vitit.

‘Sfida jonë është që fjalën sezon turistik ta heqim nga fjalori. Duhet të jetë turistike në 365 ditë të vitit. Të heqim fjalën sezon turistik, kjo duhet të jetë ambicia e Shqipërisë 2030.’- u shpreh Rama.

Ora 12:09
Rama: S’do japim më leje për fshatra turistike dhe hotele nëse nuk kanë komponentin e hapësirës së argëtimit për fëmijë!

 

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek argëtimi për fëmijët ku tha se nuk do të jepen më leje për fshatrat turistike, që nuk ofrojnë hapësira argëtimi për fëmijë dhe ky kriter do të shtohet dhe për hotelet.

‘Kemi shumë boshllëk sa i përket dimensionit të kulturës, historisë dhe argëtimit sidomos për fëmijët. Kemi një sezon turistik për të mëdhenjtë ku fëmijët janë zgjatim i bishtit të çadrës. Kjo kërkon një adresim. Nuk do japim më leje për fshatra turistik që nuk do të kenë komponentin për hapësirat për fëmijët. Ashtu si edhe në hotele nuk do japim më lejë nëse nuk është komponenti i argëtimit për fëmijët. Sezoni turistik duhet të jetë i mbushur me aktivitetet kulturore.’- u shpreh Rama.

Ora 12:07
Rama përsërit thirrjen: Të rinjtë që paguajnë 30 mijë paund për rrugët e frikshme të emigracionit të investojnë në agroturizëm

 

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për të rinjtë që mendojnë emigrimin drejt Britanisë dhe pagesat deri në 30 mijë paund. Rama i thotë që të investojnë në agroturizëm se do të kenë më shumë të ardhura.

“Të gjithë ata që paguajnë mbi 30 mijë paund për të marrë rrugët e frikshme të emigracionit klandestin duke ia lënë të gjitha kursmet në dorë trafikantëve në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës. Këtë nuk e them bazuar në një ëndërr që kam parë me sy mbyllur, por me realitetin e shumë agroturizmave që kam parë. Jemi gati të mbështesim të gjithë të rinjtë në Kukës që janë gati për agroturizëm. Edhe ata që kanë kthyer shtëpinë e gjyshërve në agroturizëm, fitojnë shumë më shumë se ata në të bardhë e të zezë në Angli”, tha Rama.

Ora 12:03
Rama: Portet turistike sjellin turistë që konsumojnë nëpër hotele, restorante e dyqane dhe sjellin rritje pagash

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për portet turistike në vendin tonë duke thënë se sjellin kategori turistësh që lënë varkat dhe konsumojnë në hotele e restorante. Sipas tij, kjo sjell rritje pagash dhe zhvillim ekonomik për vendin.

“Porti i Durrësit do të jetë porti më i madh i Mesdheut. Dihet se cfarë sjellin portet turistike, atë kategori turistësh që lënë varkat në port, dalin dhe konsumojnë shumë në hotele, restorante e dyqane. I gjithë konsumi shkon në rritje pagash të atyre që punojnë. Kështu ka nisur porti i Vlorës, një tjetër xhevahir në të gjithë bregdetin shqiptar me një tjetër potencial të ardhurash. Po kështu edhe porti i Sarandës, jemi mbrapa pak, por brenda parashikimit me portin e Shëngjinit. Për të mos u zgjatur me të gjithë aspektet pozitive, kemi disa gjëra të rëndësishme për të bërë më mirë duke nisur nga siguria në plazhe si rezultat i mjeteve lundruese. Duke pasur prapambetjen e madhe në raport me kulturën e detit jemi gjendur natyrshëm jo si qeveri, por si shoqëri të papërgatitur”, tha Rama.

Ora 11:47
Rama: Sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto nga 4% që ishte vite më parë

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij për shifrat e sezonit turistik, u shpreh se sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 4% që ishte më parë.

‘Kemi pasur një diversifikim shumë domethënës të fashave nga veriu në jug falë edhe investimeve të mirëmenduara që janë edhe pikat më tërheqëse të veriut sidomos një turizëm që ka sjellë disa vizitorë në disa qytete. Kjo shikohet edhe nga hotelet që kanë qenë plot e për plot dhe në rrugë digjitale.

Turizmi ishte rreth 4 % kur ne e morëm drejtimin e vendit. Kemi qenë një vend pa turizëm. Sot është 17% në prodhimin kombëtar. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar prej disa vitesh që bëhej lajm për pisllëkun që dilnim në mediat e huaja si një vend pis i ndotur. Kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë. Fushën e plehrave të Durrësit e cila bënte lajm çdo verë. Në gjithë mediat që shkruajnë për turizmin Shqipëri e nxjerrë kokën.’- u shpreh Rama.

Ora 11:44
Rama ironizon Bashën: Në kohën e tij Tirana ishte simboli i pisllëkut! Të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën teksa fliste për bilancin e sezonit turistik duke thënë se në kohën kur Tirana drejtohej prej tij, ishte simbol i pisllëkut.

“Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana. Të gjithë përshtypjet e anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë. Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti. Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, tha Rama.

Ora 11:43
Rama bën shembull bashkinë e Lezhës, thumbon Lelin: Përveç Vlorës, kemi pasur sezon të pastër

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë shembull bashkinë e Lezhës që drejtohet nga Pjerin Ndreu për pastëritnë ndërsa vijon të ketë kritika për Dritan Lelin që drejton bashkinë e Vlorës.

“Kemi pasur këtë vit falë punës këmbëngulëse, për të cilin kishim filluar punën një vit më parë, siç kemi filluar punën për vitin e ardhshëm nën drejtimin e ministres së mjedisit dhe shembullit inkurajues të një bashkie, më konkretisht bashkisë së Lezhës, sa i përket pastërtisë.

Me përjashtim të bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon realisht të pastër, duke filluar nga Tirana”, tha Rama.

Ora 11:41
Rama: Stimulojmë hotelet me 4-5 yje, keqinterpretohet sikur favorizojmë të pasurit! Në fakt bëhet për ekonominë kombëtare

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror duke thënë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt.

“Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”, tha Rama.