Bilanci i Vettingut/ 21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë

Bilanci i Vettingut/ 21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë

Pamje nga një seancë në Kolegjin e Apelimit

Veprimi i ligjit të Vetingut konfirmon se jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë janë të korruptuar. Komisionet e Vetingut kanë identifikuar deri më tani tre kategori në drejtësisë shqiptare: Prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, të cilët do të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, subjektet e korruptuara dhe të inkriminuara, që janë shkarkuar nga detyra si dhe një grup tjetër me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni bazë i Vetingut, por Komisioneri Publik dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon largimin e tyre nga drejtësia.

Fati i grupit të tretë prej 13 subjektesh, në të cilin bëjnë pjesë edhe kryetari i Gjykatë së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në grupin e subjekteve në provë bëjnë pjesë edhe gjyqtarët Artur Malaj, Gentian Medja, Nertina Kosova, Astrit Faqolli, Alma Brati, anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj si dhe prokurorët Gentian Osmani, Besnik Muçi, Antoneta Sevdari dhe Arben Dollapaj. Ndërkaq, organet e Vetingut kanë certifikuar deri më sot 21 gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm, për të cilët nuk ka asnjë ankesë në Kolegjin e Apelimit, çka do të thotë se ata do të jenë përfundimisht pjesë e drejtësisë së re.

Pjesë e kësaj liste janë 10 gra dhe 11 burra. Subjektet në fjalë kanë kaluar me sukses testin e ligjshmërisë së pasurive, pastërtisë së figurë dhe aftësive profesionale, ndërsa ONM dhe Komisioneri Publik nuk ka shprehur asnjë pretendim sa i takon vendimit për t’u dhënë besimin për të shërbyer në drejtësisë e re. Pjesë e kësaj liste janë gjyqtarët Brunilda Kadi, Brikena Ukperaj, Marçela Shehu, Manjola Xhaxho, Enton Dhimitri, Dritan Hallunaj, Medi Bici, Ardian Dvorani dhe Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë, si dhe prokurorët Bujar Sheshi, Arta Marku, Anila Leka, Fatjona Memçaj, Sokol Stojani, Kostaq Beluri, Vate Staka dhe Dritan Prençi.

Të shkarkuarit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë deri më sot nga detyra 29 prokurorë dhe gjyqtarë për mosjustifikim të pasurisë, lidhjet me krimin dhe për paaftësi profesionale. Të shkarkuarit kanë ankimuar vendimet e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë. Kolegji i Apelimit deri më sot nuk ka rrëzuar asnjë vendim të KPK për shkarkim nga detyra të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndonëse shumica e vendimeve të KPK janë në proces shqyrtimi në Kolegj.

Kolegji i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimet e KPK, duke shkarkuar përfundimisht nga detyra subjektet anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, anëtarin e Gjykatës së Lartë Tom Ndreca, anëtarin e Kushtetues Fatmir Hoxha, anëtarin e Kushtetueses Fatos Lulo, gjyqtarin Besim Tezhnjeva, prokurorin Luan Kaloçi dhe prokuroren Besa Nikëhasani.

Gjyqtarët dhe prokurorët e konfirmuar përfundimisht në detyrë

  1. Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
  2. Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme
  3. Arta Vorpsi, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese
  4. Miranda Nakaj, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit
  5. Arnisa Këlliçi, kandidate për magjistrate
  6. Brikena Ukperaj (Lubonja), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë
  7. Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
  8. Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin
  9. Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  10. Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë
  11. Bujar Sheshi, prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda Tiranë
  12. Enton Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.
  13. Sokol Stojani, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme
  14. Bujar Sheshi, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda
  15. Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
  16. Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë
  17. Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë
  18. Kostaq Beluri, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme
  19. Vate Staka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër
  20. Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë e Tiranës
  21. Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtarët dhe Prokurorët në provë

  1. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese
  2. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
  3. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës
  4. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë
  5. Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda
  6. Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
  7. Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
  8. Artur Malaj, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë
  9. Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda
  10. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë
  11. Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
  12. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
  13. Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Gjyqtarët dhe Prokurorët e shkarkuar

  1. Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
  2. Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
  3. Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar
  4. Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
  5. Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
  6. Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
  7. Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
  8. Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
  9. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
  10. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
  11. Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar
  12. Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
  13. Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
  14. Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar
  15. Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
  16. Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
  17. Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
  18. Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
  19. Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
  20. Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar
  21. Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë
  22. Shpëtim Kurti, prokuror në Prokurorinë e Tiranës
  23. Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë
  24. Ramadan Troci, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
  25. Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative
  26. Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë
  27. Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë
  28. Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër
  29. Bujar Hoti, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 16/02/2019 06:58

    Serialdizinformues me pagese...grup i strukturuar dizinformues...

    Përgjigju
  • redi: 25/11/2018 09:43

    Padrejtesia dalngadale po i leron vendin drejtesise . Ne luste figurojne hajdut dhe militant partiak qe vetem drejtesi nuk dhane . Mbas vetingut i lind e drejta ministrise se drejtesise te ngrej padi, per abuzim me pushtetin dhe konfiskim pasurie per te gjithe te korruptuarit e shkarkuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja