TIRANE - Viti 2012 që po mbyllet u shoqërua me ngjarje, që arritën kulmin në muajin nëntor, kur vendi kujtoi dhe festoi me madhështi 100 vjetorin e pavarësisë. Por dhe në ekstremin tjetër, ndahet nga jeta ish-burgosuri politik Lirak Bejko, që sfidoi qeverisjen duke u vetëdjegur me benzinë.
Përvjetori i 100 i pavarësisë s'shërbeu si shtysë që klasa politike të gjente paqe qoftë asnjë moment. Zgjedhja e presidentit u shoqërua me polemika. Ngërçet do ishin sërish pengesë për të hedhur një hap përpara drejt integrimit. Ndërsa efektet e krizës ekonomike u ndjenë si asnjëherë më parë.
FESTA E PAVARËSISË
100 vjetori i pavarësisë ishte ngjarja më e rëndësishme e vendit, një nga ato momente që janë të papërsëritshme. Ajo përfshiu shqiptarët jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, të cilët më 28 Nëntor u derdhën me qindra mijëra në Tiranë dhe në Vlorë.
Polemika të shumta megjithatë i paraprinë kësaj ngjarje, që nga ato lidhur me vlerësimin e figurave historike të vendit, dhe hapësirës së madhe që ju kushtua mbretit Zog, eshtrat e të cilit u kthyen në atdhe pas 51 vitesh, deri te protokolli i cili sipas PS la jashtë Vlorën si kryeqendër të festimeve. Berisha ngre tonet nacionaliste në Shkup, Tiranë dhe Vlorë, duke deklaruar bashkim të shqiptarëve deri në Prevezë.
Lexoni shkrimin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 30 dhjetor, 2012
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Përvjetori i 100 i pavarësisë s'shërbeu si shtysë që klasa politike të gjente paqe qoftë asnjë moment. Zgjedhja e presidentit u shoqërua me polemika. Ngërçet do ishin sërish pengesë për të hedhur një hap përpara drejt integrimit. Ndërsa efektet e krizës ekonomike u ndjenë si asnjëherë më parë.
FESTA E PAVARËSISË
100 vjetori i pavarësisë ishte ngjarja më e rëndësishme e vendit, një nga ato momente që janë të papërsëritshme. Ajo përfshiu shqiptarët jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, të cilët më 28 Nëntor u derdhën me qindra mijëra në Tiranë dhe në Vlorë.
Polemika të shumta megjithatë i paraprinë kësaj ngjarje, që nga ato lidhur me vlerësimin e figurave historike të vendit, dhe hapësirës së madhe që ju kushtua mbretit Zog, eshtrat e të cilit u kthyen në atdhe pas 51 vitesh, deri te protokolli i cili sipas PS la jashtë Vlorën si kryeqendër të festimeve. Berisha ngre tonet nacionaliste në Shkup, Tiranë dhe Vlorë, duke deklaruar bashkim të shqiptarëve deri në Prevezë.
Lexoni shkrimin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com (PDF) 30 dhjetor, 2012(eç/shqiptarja.com)











