Bilanci në 24 orët e fundit/ 16 të vdekur dhe 827 raste të reja me COVID në Kosovë

Bilanci në 24 orët e fundit/ 16 të vdekur dhe 827 raste të reja me COVID në Kosovë

Foto ilustruese

16 vdekje dhe 827 raste të reja me COVID, janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. IKSHPK njofton se janë testuar gjithsej 5.049 persona, prej të cilëve rezultojnë 827 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (87, 71, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (58, 82 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (72, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Kamenicë 1 rast (79 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Obiliq 1 rast (62 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Viti 1 rast ( vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.776 raste të vdekjes. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 274 raste pozitive.

"Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 66 raste, Prizren 54 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Pejë 39 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 33 raste, Kamenicë 33 raste, Ferizaj 29 raste, Mitrovicë 25 raste, Klinë 24 raste, Obiliq 23 raste, Podujevë 22 raste, Viti 16 raste, Deçan 11 raste, Drenas 8 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Suharekë 7 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Dragash 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Partesh".

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj