Nga përplasjet e trefishta te ecja indietro në autostradë, 2022 nis me aksidente rrugore, por pa viktima! Në pak orë 9 të plagosur në vend, mes tyre një 5-vjeçare

Gjashtë aksidente, dy prej të cilave të trefishta kanë ndodhur brenda pak orëve në vend. Për pasojë, 9 persona janë plagosur. Report Tv sjell një përmbledhje të këtyre aksidenteve.

Ora shënon 13:30. Një makinë ka përfunduar në kanal në fshatin Rrile të Lezhës pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit. Nga aksidenti mbeti i plagosur shoferi, i cili mori ndihmë mjekësore në spital dhe gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth një orë më vonë, tre makina u përplasën në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. E plagosur mbeti një grua me inicialet K.Gj., e cila mori ndihmë mjekësore në spital.

Ora shënon 16:30. Në aksin rrugor Fier-Lushnjë regjistrohet një tjetër aksident. Shkak u bë një parakalim i gabuar dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 persona. Aksidenti ndodhi saktësisht tek vendi i quajtur 'Mbikalimi i Savrës' ndërsa u shkaktua trafik i rënduar në të dyja kahet e lëvizjes.

Rreth orës 18:30 të kësaj mbrëmje, një tjetër aksident ndodhi në aksin Vlorë-Fier ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën. Nga aksidenti mbeti e plagosur një pasagjere. Aksidenti ka ndodhur te nënkalimi i Novoselës, ku mjet tip ‘Benz’ ka kryer një manovër të gabuar dhe ka ecur indietro në autostradë duke bërë që të përplaset me mjetin pas tij tip “Seat”.

Sakaq, pak minuta më pas një aksident i trefishtë ndodhi në Durrës, ku mbeti e plagosur një tjetër pasagjere në një prej mjeteve.

Në orën 21:15 një tjetër aksident u shënua në Sarandë ku një mjet doli nga rruga dhe për pasojë u plagos një grua së bashku me të bijën 5-vjeçare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Aksident në Sarandë, makina del nga rruga, plagoset një grua dhe vajza 5-vjeçare

1640361536_AKSIDENTNATEN.jpg

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Xarrës në Sarandë. Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari me inicialet K.A., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë mësohet se janë plagosur gruaja e tij 37 vjeçe dhe vajza 5-vjeçare. Sipas policisë, të plagosurat ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05,  në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe,  dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Ora 19:28
Aksident i trefishtë në Durrës, plagoset pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në Durrës, ku tre mjete janë përplasur mes tyre duke lënë një person të plagosur. Përplasja ka ndodhur në orën 18:55, në aksin rrugor Durrës- Tiranë, ku një automjet me drejtues B. R., është përplasur me automjetin me drejtues R. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin O. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja H. P., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi R. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ora 18:41
‘Benzi’ ecën me indietro në autostradën Vlorë-Fier, përplaset me makinën tjetër, plagoset pasagjerja (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier, ku dy mjete janë përplasur mes tyre. Nga përplasja ka mbetur një pasagjere, e cila ndodhet në spital për mjekim. Aksidenti ka ndodhur te nënkalimi i Novoselës në orën 18:05, ku një mjet tip “Benz” që drejtohej nga 27-vjeçari N.A është përplasuar me automjetin tip "Seat" me drejtues M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Aksidenti ka ndodhur te nënkalimi i Novoselës, ku mjet tip ‘Benz’ ka kryer një manovër të gabuar dhe ka ecur me indietro në autostradë duke bërë që të përplaset me mjetin pas tij tip “Seat”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit " Seat". Policia ka shkuar në vendngjarje, ku vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

 

Pamje nga aksidenti
Ora 16:39
Aksident në aksin Fier-Lushnjë, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët! Shkak parakalimi i gabuar, rëndohet trafiku (VIDEO)

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Benz’ dhe një ‘Opel’.

Për pasojë janë plagosur dy pasagjerët dhe drejtuesi i ‘Benz’-it ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Saktësisht përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i mjetit tip 'Benz'.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ‘Benz’-i është ndalur në barrierën në qendër të autostradës ndërsa ‘Opel’-i ka përfunduar dhjetëra metra më tutje.

Sakaq, siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Trafiku është i rënduar në të dy kahet e lëvizjes, nga Lushnja drejt Fierit dhe anasjelltas.

Njoftimi i Policisë
Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasuar me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip "Benz", të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ora 14:50
Përplasen 3 makina në aksin Fushë Krujë-Thumanë, plagoset pasagjerja, dërgohet në spital

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë. Për pasojë është plagosur një një grua me inicialet K.Gj.

Burime bëjnë me dije se e plagosura është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 14:25, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin R. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Gj., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin Sh. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetësja K. Gj., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi P. Gj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ora 13:52
Tentoi të parakalonte një mjet, përfundon në kanal ‘Volkswagen’-i në Lezhë, plagoset drejtuesi (VIDEO)

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Rrile, në qytetin e Lezhës. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se një makinë tip ‘Volkswagen’ teksa po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Burime bëjnë me dije se automjeti tip ‘Volkswagen’ përfundoi në kanal pasi tentoi të parakalonte një tjetër mjet. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë