Bilanci tragjik, shkon në 300 numri i viktimave nga sulmet që përgjakën mëngjesin e Pashkëve në Sri Lanka
Një nga kishat që u prek nga sulmet terroriste
Ka shkuar në 300 numri i viktimave nga sulmet terroriste në Sri Lanka, ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se nga sulmet kanë mbetur të plagosur rreth 500 persona.
Sulmet përfshinë disa hotele dhe kisha mëngjesin e Pashkëve në datë 21 Prill, ndërkohë që raportohet se viktimat nuk ishin vetëm vendas por nga shtete të ndryshme të botës.
Sipas policisë vendase deri më tani janë arrestuar 24 persona por nuk dihet ende kush fshihet pas këtyre sulmeve të cilat ndodhën në mënyrë të koordinuar në disa hotele luksoze dhe kisha në kryeqytetin e Colombos.
Presidenti i vendit i ka bërë thirrje qytetarëve të qendrojnë të qetë dhe të mbështeten tek autoritetet ndërsa kryeminstri Ranil Wickremesinghe mblodhi një mbledhje emergjente me autoritetet e rendit dhe sigurisë në të cilin u vendos mbyllja e shkollave për dy ditë dhe qëndrimi brenda i banorëve të cilët ndodhen afër kishave dhe hoteleve ku ka ndodhur ngjarja.
Ndërkohë pas dy sulmeve të fundit në ishull është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për 12 orë, nga orë 18:00 e ditës së sotme deri në 6:00 të mëngjesit të së martës.
Sri Lanka ka një pakicë të besimit të krishterë prej 7.4 % dhe njihet për një vend i cili për problemet mes grupeve fetare por një sulmi i këtij niveli nuk kishte ndodhur që nga lufta civile e cila përfundoi 10 vite më parë në këtë vend.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
34%
Vota total: 877
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani
26 Dhjetor, 15:09
-
Gili dhe Redoni tërhiqen nga 'Big Brother VIP', Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë
26 Dhjetor, 14:58
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor, 14:51
-
Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg
26 Dhjetor, 14:42
-
Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro
26 Dhjetor, 14:41
-
FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK-ut
26 Dhjetor, 14:40
-
Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg
26 Dhjetor, 14:35
-
'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë
26 Dhjetor, 14:31
-
Belind Këlliçi në SPAK, nën hetim për falsifikim të diplomës së gjimnazit, formularin e vetëdeklarimit dhe mos deklarimin e pasurisë së partneres
26 Dhjetor, 14:27
-
Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja
26 Dhjetor, 14:15
-
Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak
26 Dhjetor, 14:15