Bild: Ortek azilantësh nga Kosova

Bild: Ortek azilantësh nga Kosova
“Ortek azilantësh nga Kosova” e quan gazeta më e shitur në Gjermani, Bild, fluksin e emigrimit masiv të kosovarëve drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të perëndimit. Ky titull sot ka zënë vend në ballinën e kësaj gazete.

Gazeta më e shitur gjermane me qarkullim mbi 2.5 milion kopje në ditë “Bild”, sot temë qendrore ka azilantët nga Kosova që po kërkojnë strehë në këtë shtet.

Në titull thuhet “Oretk azilantësh nga Kosova”, që tregon se mbi 500 kosovar e lëshojnë vendin e tyre. “Diplomantët bëjnë thirrje për masa urgjente për t’i parandaluar emigrantët që të kërkojnë azil në shtetet e Evropës”.

Eksodi i ikjes së shqiptarëve të Kosovës për në vendet e perëndimit ka arritur shifra alarmante, që kjo nuk mbahet mend që nga koha e represionit. Madje punë nuk ka kryer as një rezolutë e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndaljen e kosovarëve që ta lëshojnë vendin.

bild


bild 2

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot