Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar bisedën me Arben Keshin, të publikuar nga gazeta gjermane 'Bild'. Por ndryshe nga çfarë njofton 'Bild', kreu i qeverisë mohon që Arben Keshi të ketë punuar në atë kohë në polici teksa thekson se tek ky bisedim nuk ka asgjë të gabuar, duke thënë se do e bënte sërish njësoj.
Sipas tij, me anë të këtij përgjimi, nuk synohet që të vihet drejtësi, por të manipulohen njerëzit dhe të dëmtohet imazhi i vendit.
"Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ripublikon në Twitter përgjimin e 'Bild': S'kam asgjë për të fshehur! Gazetarin do e padis!
